Prishet koalicioni PDK-PSHDK?

Politika

Prishet koalicioni PDK-PSHDK?

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 21:49
PDK - PSHDK

(E plotësuar) - Emanuel Demaj Sekretar i përgjithshëm i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, në një prononcim për "Bota sot" ka mohuar se është prishur koalicioni PSHDK - PDK duke shtuar se koalicioni po funksionon normalisht dhe se nuk ka ndonjë problem për tu theksuar.

Demaj ka thënë se koalicioni nuk është vetëm me PDK-në por me një grup subjektesh politike. Ai ka shtuar se nuk është e vërtet se PSHDK nuk do i përkrah kandidatët e PDK-së të cilët garojnë  për kryetar komunash.

Prishet koalicioni PDK-PSHDK?

PSHDK, pritet t’i japë lamtumirën PDK-së. Arsyeja për këtë është mosplotësimi i marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet këtyre dy subjekteve në prag të zgjedhjeve të fundit të 11 qershorit.

Sipas marrëveshjes, PSHDK-së i takojnë, ndër të tjera, posti i zëvendëskryeministrit dhe i një zëvendësministri. Burime të afërta të PSHDK-së, tregojnë se kjo parti ka përmbushur kushtet e parapara me marrëveshje. “Nëse kjo marrëveshje nuk realizohet së shpjeti, PSHDK, del nga koalicioni dhe nuk do i përkrah kandidatët e PDK-së të cilët garojnë  për kryetar komunash e as ata për asambletë komunale”, thonë burime të afërta të PSHDK-së.

Siç kuptohet më tej, është nënkryetari i PDK-së, z. Enver Hoxhaj, personi që po provon të luajë me këtë marrëveshje, përmes disa personave të PSHDK-së, që ai i konsideron të afërt e të dëgjueshëm të tij.

Zëra brenda PSHDK-së, megjithatë presin realizimin e marrëveshjes dhe se në postet e sipërpërmendur, sipas të gjitha gjasave, pritet të emërohen dy figurat qendrore të kësaj partie: Zef Morina, ish ministër i dëshmuar në Qeverinë e Kosovës dhe Sarë Gjergji (PhDc), ish sekretar i kësaj partie dhe anëtar i Kryesisë për më se dy dekada. 

Me këtë thyhet edhe perceptimi i opinionit për zëvendësministrin “analfabet” që vinte nga kjo parti në qeverinë e fundit./Ridi Berisha

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat