Efekti "Zafir Berisha" po e paralizon Qeverinë e 60 numrave

Politika

Efekti "Zafir Berisha" po e paralizon Qeverinë e 60 numrave

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 18 shtator 2017 Në ora: 23:47
Zafir Berisha

“Duhet t’i drejtoheni dikujt nga deputetët tonë në Kuvend për numra, ndërsa unë vetëm mund t'u siguroj se kjo qeveri nuk do të jetë fare e qëndrueshme. Kjo qeveri është aprovuar me 61 vota, pra ka saktë numrin i cili ju ishte nevojë ta kalojnë, dhe me 24 parti brenda është joracionale të mendohet se mund të ketë qëndrueshmëri, posaçërisht duke marrë parasysh faktin se varet plotësisht nga Lista Serbe, rrjedhimisht nga Beogradi. Gjithashtu, është qeveri që ka marrë mandatin përmes manipulimeve më të errëta politike, përfshirë shantazhet dhe veprimet korruptive, me ndërmjetësimin e seksereve e matrapazëve”,  ka thënë Gecaj.

Ka abstenuar gjatë votimit të qeverisë së Kosovës, ndërsa tani  është i gatshëm për rrëzim të saj.

Deputeti nga radhët e Nisma për Kosovën, parti kjo e cila në zgjedhje ishte pjesë e koalicionit fitues PAN, u ka bërë thirrje dy partive opozitare, Vetëvendosjes e LDK-së që t’i mbledhin votat për rrëzimin e qeverisë së tanishme.

Ai ka thënë se nëse këto dy parti mbledhin 60 vota, atëherë ai do t’ua ofronte votën e tij për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

“Për VV dhe LDK. Bëni 60 vota që të kontribuoj si i 61 për rrëzimin e qeverisë”, ka thënë Berisha në një postim në Facebook. (Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat