Gjykatën Speciale nuk e solli Behgjet Pacolli

Politika

Gjykatën Speciale nuk e solli Behgjet Pacolli

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 18 shtator 2017 Në ora: 23:49
Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli

Një deklaratë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli lidhur me Gjykatën Speciale, ka nxitur reagime të shumta në opinion. Sikurse edhe herëve të kaluara, më të gatshmit për reagim ishin përfaqësuesit e Organizatave të Dala nga Lufta e UÇK-së.

Atyre u pengoi deklarata e Pacollit se shqiptarët që në të vërtetë kanë kryer krime të luftës duhet të dënohen.

“Është e mirë që do ketë akuza kundër atyre që në të vërtetë kanë kryer krime lufte dhe ka pasur shqiptarë që kanë qenë fajtorë. Ata duhet të dënohen për këtë”, ka thënë Behgjet Pacolli për televizionin publik zviceran.

Përfaqësuesit e OVL-UCK-së, sikur kanë harruar që Gjykatën Speciale ua sollën përfaqësuesit e tyre të zgjedhur në Kuvend dhe tek ta duhet të kërkohet përgjegjësia për çdo gjë që ka të bëjë me këtë institucion.

“Nëse Behgjet Pacolli e di se ka shqiptarë se kanë kryer krime lufte, atëherë le të sjellë dëshmitarë për ata persona dhe të tregojë se kush janë ata. Nëse e di le të afrohet tek Prokuroria dhe të ofrojë dëshmi”, ka thënë Gucati.

Se kanë kryer krime të luftës përfaqësues të UÇK-së ka supozuar edhe vet Presidenti Hashim Thaçi. 

 (Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat