Kanë kaluar 10 ditë që nga formimi i qeverisë së re të Kosovës. Ajo është votuar me 61 vota pro, asnjë kundër, një abstenim, pa prezencën e opozitës në sallë.
Votimit të qeverisë së re, i kishte pararirë një situatë jo e këndshme, vonesa e deputetëve të Listës serbe, të cilët nuk gjendeshin në Kosovë, por në Serbi në takim me Presidentin serb Aleksandër Vuçqin, kishte bërë që kandidati për kryeministër të mos i kishte votat e mjaftueshme për qeverinë e re.
Me ardhjen e deputetëve serbë, është bërë edhe votimi i qeverisë së re.
Dje në mbledhjen e qeverisë, është votuar për programin qeverisës. Programi është miratuar, mirëpo ka qenë ministri serb i Bujqësisë, ai që ka abstenuar.
Sipas analistëve, kjo tregon se Lista serbe është mbi shtetin e Kosovës.
Analisti politik, Blerim Burjani, ka thënë për “Bota sot” se është e ditur që serbët janë të diregjuar nga Beogradi, madje si dihet ata ndoshta paguhen edhe nga qeveria serbe.
Sipas Burjanit, serbët do të mungojnë gjatë gjithë mandatit qeverisës dhe që tani dihet se si do të funksionojë kjo qeveri.
“Kjo është e dijshme që Lista serbe është mbi shtetin e Kosovës dhe organet e saj, ata nuk e njohin shtetin. Pra, janë të dirigjuar dhe punojnë për Serbinë në Kosovë, madje si dihet se serbët e kësaj liste të paguhen edhe qeveria serbe. Mungesa e serbëve do të ndodhë gjatë gjithë mandatin si në kuvend si në qevevri, kjo tash më është e dijshme, se si do të funksonojë kjo qeveri vështirë shumë e ka”, ka pohuar Burjani.
Ndryshe, kuvendi i Kosovës ka mbajtur vetëm në seancë menjëherë pas formimit të qeverisë, vetëm me praninë e opozitës./BS