Premtimi për ushtrinë mbetet në letër

Politika

Premtimi për ushtrinë mbetet në letër

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 20 shtator 2017 Në ora: 20:01
Forca e Sigurisë së Kosovës

Ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka premtuar që do të bëhet krijimi i ushtrisë së Kosovës, por si duhet një gjë e tillë nuk pritet të ndodh deri në fund të vitit siç ka premtuar ai.

Kjo për arsyeje se qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj me vështirësi i ka bërë numrat për formimin e Qeverisë dhe se sipas kushtues së vendit duhet që të votohet mbi 70% të deputetëve, por më këtë mandat Lista serbe.

Analisti Hajrullah Tërnava ka thënë për premtimin e Thaçit për formimin e ushtrisë  se nuk është hera e parë që ai bënë një premtim i cili nuk realizohen, premtime si liberalizimi i vizave, zbulimi dhe gjetja e viktimave të luftës, përdhunimet e femrave gjate luftës e premtime të tjera.

“Tani me politikat e Presidentit Thaçi populli i Kosovës është mësuar, dhe tash e sa premtime tjera, e jo vetëm për ushtrinë që i ka premtuar,  por asnjëherë nuk i ka realizuar. Fjala e urte popullore se "nëse me mashtron një herë, ta fali, por jo tjetër". Presidenti ka premtuar shumë herë dhe asnjëherë si ka përmbajtur ato premtime, për shume çështje duke filluar nga liberalizimi i vizave, formimi i ushtrisë, luftimin e krimit të organizuar, zbulimi dhe gjetja e viktimave të luftës, përdhunimet e femrave gjate luftës, hapja e vendeve të punës, sigurimin shëndetësor, demarkacionin e kufirit, zbulimet e vrasjeve të aktivistëve gjatë luftës dhe pas sajë e shumë tjera premtime dhe asnjë prej këtyre nuk ju ka përmbajtur”, ka thënë Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Gjithashtu, ai për “Bota sot” e ka quajtur Qeveri të brishtë atë të Haradinaj dhe se lehtë mund të kuptohet se formimi i ushtrisë është vetëm premtim.

“Në një qeveri të brishte si tani që është formuar me 20 parti dhe me Listën Serbe, lehte munde të kuptohet pse ky njeri jep këto premtime pa hezitim. Ky si gjithherë premton sepse e ka kuptuar, po ra kjo qeveri nga pushteti PDK ka me u bë cope më cope dhe vështirë që një kohë të gjatë do ti fitoj zgjedhjet më. Nëse VV i fiton zgjedhjet e ardhshme nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, sikur që ka gjasa, edhe karriga e Presidentit do të luhatet sepse edhe ndaj tij do të kërkohet përgjegjësi për të kaluarat e tij sikur që jo rrallë herë VV e përsërite këtë kërcim”, ka thënë ai.

Për më tepër, Tërnava ka thënë se Lista serbe nuk do të votojnë formimin e ushtrisë dhe se me kushtetutë të vendit duhet të votohet me 70% të votave e cila është vështirë e arritshme.

“Si munde të premtoj Presidenti krijimin e ushtrisë me këta deputet që mezi e votuan Qeverinë me 61 vote duke e votuar edhe Lista Serbe. Serbia gjithnjë është deklaruar se kurrë nuk do ta votojnë Lista Serbe formimin e ushtrisë, e për të formuar Lista Serbe ushtrinë ata duhet ta votojnë mbi 70% formimin e ushtrisë sipas Kushtetutës se Kosovës. Mbasi nuk ka mundur me formuar ushtrinë e Kosovës në ish  Parlamentin e Kosovës,  ku shumica absolute 87 deputetëve kanë mundur me e votu ushtrinë, por prapë e dihet që 70% e Listës Serbe duhen të pajtohen me krijimin e ushtrisë e kjo ishte e vështirë për me u arrit në këtë kohë”, ka shtuar Tërnava.

Më tutje, ai ka thënë se nuk ka shansa që të bëhet formimi i ushtrisë së Kosovës dhe se ky është vetëm premtim i Thaçit për të qëndruar në pushtet.

Sipas tij,  Gjykata Speciale do ta luaj rolin e saj që të “shembë” këtë përbërje të Qeverisë dhe se ushtria do të formohet por jo nga kjo Qeveri.

“Prandaj me këta deputet të këtij Parlamenti nuk ka gjasa të krijohet ushtria e Kosovës sepse kurrsesi nuk munden me e arrite numrin kushtetues të deputeteve për një vendim të tillë për formimin e ushtrisë. Sikur që e shpjegova Presidenti si gjithnjë jep premtime që sa më gjatë kjo qeveri të jetë në pushtetin, për edhe vetë jetëgjatësinë e pushtetit të Presidentit, e kur është  e mundshme se edhe Gjyqi Special ka me e luajtur rolin e saj në muajt në vijim dhe ka me e shembë doemos edhe këtë përbërje të kësaj qeverisje e pse jo edhe të vetë Presidentit që shpesh përmendet edhe si kandidat i hetimeve për këtë Gjyq. Presidenti i Serbisë përkundrazi u deklarua se Lista Serbe iu ka bashkangjitur kësaj qeverie, sepse Kryeministri Haradinaj ka premtuar që nuk do ta formoj ushtrinë dhe nuk do ta riaktivizoj çështjen e Trepçës. Megjithatë pavarësisht kësaj që e shpjegova ushtria e Kosovës një ditë do të formohet, por jo nga kjo Qeveri tani në fuqi. Ushtria do të formohet kur ata që e kanë çlirua Kosovën, e vlerësojnë se është koha për formimin e saj,  dhe do të kërkojnë formimin e saj ku do të pajtohen të gjithë akterët për formimin e ushtrisë”, ka përfunduar Tërnava.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat