Kush e vrau Kolonelin? - Bota Sot
Kush e vrau Kolonelin?

Politika

E premte, 15 dhjetor 2017

Kush e vrau Kolonelin?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 20 shtator 2017 Në ora: 23:47
Kolonel Ahmet Krasniqi

Po mbushen 19 vite që nga vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit. Koha po kalon, Kosova është bërë shtet i pavarur, Shqipëria ka përparuar me hapa të shpejtë, por vrasja e Ministrit të parë të Mbrojtjes në Republikën e Kosovës vazhdon të mbetet një enigmë.

Një vrasje ndër më të fshehtat që kanë ndodhur në kohën e luftës, është kjo e Kolonel Ahmet Krasniqit. Ky rast sikur është harruar nga Institucionet e Kosovës. Deri më sot, nuk është zbuluar se kush qëndron prapa vrasjes së Kolonelit.

Kolonel Ahmet Krasniqi u vra më 21 shtator të vitit 1998. Ish bashkëpunëtorët, kanë deklaruar shpeshherë, se koloneli ishte ndaluar nga ish Agjentët e Shërbimit informativ shqiptar pak para se të arrinin në Kukës. Por, as këto të dhëna nuk kanë mjaftuar që të fillonte ndonjë hetim mbi rrethanat e vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit.

Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit, është ndër të parat vrasje, të motivuara politikisht, me të cilat pritet të merret Gjykata Speciale. Ata që ishin kundër kolonel Ahmet Krasniqit, ishin edhe kundër Presidentit Rugova. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test