Mustafa: Lidhja po vjen

Politika

Mustafa: Lidhja po vjen

Nga: B.S Më: 21 shtator 2017 Në ora: 08:24
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në facebook, ka premtuar fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale, të drejtë, të sinqertë dhe demokratike.

“Qytetarë të nderuar të Kosovës Sot po fillojmë fushatën zgjedhore pë komuna, në Sallën 1 Tetori në Prishtinë në ora 17:00. Po fillojmë së bashku një rrugëtim të ri për t'i dhënë juve një standart të ri jete. Koha ka ardhur që ju të vendosni për rrugën tuaj, kopshtet e shkollën e fëmijëve tuaj. Atdhe tjetër nuk kemi, këtij duhet t'i japim shpresën tonë.Në emrin tim dhe të Lidhjës Demokratike të Kosovës iu premtojmë fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale, të drejt, të sinçertë e demokratike. Ne do ndjekim shpresën dhe qellimet tuaja.Së bashku do ta denojmë me votë kapjen dhe kapësit e shpresës tuaj.#LidhjaPoVjen”, ka shkruar Mustafa, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat