Flet eksperti i sigurisë, tregon kush është i përfshirë në vrasjen e Ahmet Krasniqit

Politika

Flet eksperti i sigurisë, tregon kush është i përfshirë në vrasjen e Ahmet Krasniqit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 21 shtator 2017 Në ora: 10:44
Fadil Kajtazi

Po bëhen 19 vjet nga vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit, Ministrit të parë të mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Sipas njohësit të çështjeve të inteligjencës Fadil Kajtazi, nuk ka dyshim se struktura të shtetit shqiptar të vitit 1997 janë të përfshira në vrasjen e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi.

“Dhe pyetja normale që duhet të shtrohet në këtë rast është: Pse këto struktura i bën diversion Kosovës në ditët më kritike? Përgjigjja në këtë pyetje komplekse natyrisht se është e thjesht nëse ipet nga këndvështrimi i gjendjes dhe kohës. Dhe kjo përgjigje është se: vrasja ishte sajuar nga agjentura influente serbe, e cila kishte për detyrë të sabotonte ngritjen profesionale të Ushtrisë së Kosovës. Dhe vrasja e një profesionisti në kulmin e luftës dhe vendosja në krye të ushtrisë të dikujt që nuk është profesionist, apo nuk është adekuat, dëshmohet historikisht nga e kaluara e historisë së luftrave të popujve të ndryshëm”, ka thënë Kajtazi për gazetën "Bota sot".

Por, sipas tij,  rënia në këtë grackë të shtetit shqiptar, është diçka që nuk justifikohet dhe që prespektivës  së Kosovës i ka venitë ardhmërinë politike.

“Sikur shteti shqiptar të mos "binte" ne këtë grackë të sajuar nga agjentura influente serbe, dhe ta mbronte kolonel Ahmet Krasniqin dhe shtetin ekzistues të Kosovës, ngjarjet do të rridhnin ndryshe; serbët do të përgjakëshin në front, nuk do ta kalonin luftën vetëm me 490 të vrar; nuk do të kishte gjykatë të Hagës për UÇK; nuk do të kishte Plan të Atisarit; Kosova do të kishte ushtri të rregullt; etj etj... Dhe Ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi në asnjë variantë nuk do të akuzohej për përfshirje në vrasje politike të shqiptarëve, për dëmtim të buxhetit të Kosovës për 30 milion euro dhe për transaksione të pa ligjshme me persona të nacionalitetit serb të dyshuar si pjesëtar të shërbimeve serbe. Aferim shtetit tonë të dashur Amë!”, ka thënë Kajtazi për "Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat