A do të vazhdojë rritja e Vetëvendosjes edhe në zgjedhjet lokale?

Politika

A do të vazhdojë rritja e Vetëvendosjes edhe në zgjedhjet lokale?

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 21 shtator 2017 Në ora: 11:37
Albin Kurti

Subjektet politike sot zyrtarisht kanë filluar fushatën një mujore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

Duke u bazuar në zgjedhjet parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje kishte fituar shumicën e komunave, ekziston mundësia që një rezultat i tillë të përsëritet edhe në zgjedhjet lokale. Ndërsa rënie të madhe kishin pësuar dy partitë më të mëdha në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Shumica besojnë se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare me gjasë do të përsëriten në zgjedhjet komunale, duke konfirmuar kështu dominimin e Vetëvendosjes.

Shumica gjithashtu mendojnë se rënia e dy partive kryesore – PDK dhe LDK – do të vazhdojnë në zgjedhjet lokale.

Mirëpo, analistët politikë kanë vlerësuar se zgjedhjet lokale kanë specifika të tjera nga ato parlamentare dhe kështu nuk duhet të bazohet në këto rezultate.

Analisti Leon Duhanaj, ka thënë për “Bota sot”  se nëse bazohet në organizmat strukturorë e partiakë, atëherë përqindja që ka marrë VV-ja është e paimagjinueshme.

“Në fakt, zgjedhjet lokale, kanëspecifika të tjera nga ato parlamentare. Mirëpo në Kosovë, nuk mund të bazohemi edhe aq shumë në dukuri të rëndomt e as në teori të ndryshme. Nëse do të bazoheshin në organizmat strukturorë e kadrovik partiak, atëherë përqindja që ka marrë LVV-je, kishte me qenë e paimagjinueshme. Pasi që ka mungesë të theksuar të strukturave aktive. Por, ajo ndodhi, ishte si rezultat i propagandës së madhe dhe sondazheve të porositura, të cilat edhe ndikuan në krijimin e një klime pri tyre. Sigurisht që edhe potezat e pamatur dhe pakalkuluar mirë nga subjektet tjera. Kanë çuar në ngritjen e përqindjes së përkrahjes për LVV-je. Tani kemi zgjedhjet lokale. LVV-je do të vazhdojë me avazin e shantazhit institucional. Duke propaganduar që të gjithë pos tyre janë "fatkeqësi" për Kosovën, në mënyrë që këtë ta kapitalizojnë. me mbështetje elektorale” ka thënë Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

Sipas Duhanajt, LDK-ja dhe PDK-ja nëse dëshirojnë t’i ruajnë komunat në të cilat qeverisin, atëherë varet nga mënyra se si do t’i mobiliziojnë forcat e tyre dhe sa unikë do të paraqiten.

“Se a do të arrinë partitë si PDK dhe LDK, t'i ruajnë komunat në të cilat qeverisin, varet shume nga mënyra se si do t'i mobilizojnë forcat e tyre dhe sa unik do të paraqiten. Votat të cilat i ka marrë LVV-je në zgjedhjet parlamentare, nuk kanë qenë vota të parabindura për ta. Por,  kanë qenë një zgjedhje reaktive ndaj zhgënjimit. Kështu që, kësaj radhe, nëse dëshirojnë të mos u përsëritet, duhet të dalin shumë më unik dhe me të përgatitur”, ka pohuar Duhanaj.

Zgjedhjet e 22 tetorit, përveç KQZ-së do të vëzhgohen edhe nga misioni i BE-së dhe organizatat joqeveritare të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat