"Luzerner Zeitung": Një shenjë nga Beogradi dhe qeveria bie, afera që ndihmoi Haradinajn

Politika

"Luzerner Zeitung": Një shenjë nga Beogradi dhe qeveria bie, afera që ndihmoi Haradinajn

Nga: Bota sot Më: 21 shtator 2017 Në ora: 11:46
Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës «Nuk ka alternativë përveç dialogut.» | KEYSTONE/AP/VISAR KRYEZIU

Serbia dhe Kosova nuk mund të çlirohen nga e kaluara e luftës. Dialogu i tanishëm kërcënon të dështojë pas qeverisë së re në Prishtinë, shkruan fillimisht Rudolf Gruber për “Luzerner Zeitung”.

Komisioneri i zgjerimit europian, Johannes Hahn, e bëri të qartë përpara gazetarëve gjatë vizitës së tij në Beograd: Pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Serbia nuk mund të integrohet në BE. “Problemi i Kosovës nuk mund të importohet nga dyert e prapme të BE,” citohetHahn nga agjencia Tanjug. Presidenti Aleksandar Vucic kërkoi që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të vijojë edhe më tej.

Megjithatë i ashtuquajturi proces i normalizimit, i filluar prej 2013 me ndërmjetësim të BE, ka arritur të zgjidh vetëm disa probleme teknike dhe prej dy vjetësh është në vendnumëro. Problemi kryesor mbetet njohja e Serbisë për ish provincën e saj shqiptare. Nga fillimi i vitit dhe pas zgjedhjeve të Kosovës, situata është përkeqësuar më tepër: bile kërcënohet edhe dialogu me Serbinë.

Qeveria e Serbisë nuk ka ide, si do e trajtojë kryeministrin e ri në Prishtinë, Ramush Haradinaj. Në njërën anë ai akuzohet për krime lufte gjatë Luftës së Kosovës, pasi mendohet se ka dhunuar dhe vrarë civilë serbë. Tribunali i Hagës në mungesë provash e ka shpallur atë të pafajshëm në 2008 dhe 2012; ndërsa në anën tjetër Serbia duhet të pranojë shqiptarët e Kosovës si partnerë politikë - ti ftojnë ata edhe në vizitë në Beograd. Dhe dialogu duhet të vijojë me rezultate konkrete. Për të dalë nga dilema, Vuçiçi duhet të harrojë aktakuzat kundrejt Haradinajt.

Afera që ndihmoi Haradinajt

Megjithatë Vucic akoma e cilëson Haradinajn si “armikun më të madh të Serbisë” dhe duhet të arrestohet nëse kalon kufirin serb. Imuniteti i tij diplomatik, nuk vlen për Serbinë, pasi nuk njihet shteti i Kosovës. Haradinaj është arrestuar disa herë në Europë dhe është lëshuar prap. Së fundi ndodhi në janar 2017 nga autoritetet franceze, të cilat pas katër muajsh refuzuan ekstradimin e tij drejt Serbisë.

Kjo aferë ndihmoi në suksesin e partisë AAK të Haradinajt gjatë zgjedhjeve të qershorit.  Në lidhje me dialogun ai ka theksuar se “nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut. Edhepse e kaluara jonë është tragjike - ne jemi fqinj.” Megjithatë edhe Vucic nuk është entuziast për të rrëzuar qeverinë, pasi ai kontrollon Listën Srpska, duke i dhënë leje për të koalicionuar me “Kriminelët e Luftës”. Shumica e tij pre 61 nga 120 deputetët, tregon se do mjaftonte vetëm një shenjë nga Beogradi, për të rrëzuar qeverinë Haradinaj.

Prova më e vështirë është zgjerimi i autonomisë për asocacionin e komunave serbe në Kosovë, që dy qeveritë u pajtuan përpara dy vjetësh në Bruksel. Kjo solli protestat e dhunshme të opozitës e cila marrëveshjen e cilësonte si sebep për dobësimin dhe ndarjen e shtetit të Kosovës. Nëse marrëveshja nuk do zbatohej në vijim, kjo do cënonete përfundimisht procesin e normalizimit. Por në të njëjtën kohë, kjo do thoshte largim nga perspektiva europiane për Kosovën dhe Serbinë gjithashtu./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat