“PDK nuk do t`ia jap Behgjet Pacollit postin e Presidentit”

Politika

“PDK nuk do t`ia jap Behgjet Pacollit postin e Presidentit”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 21 shtator 2017 Në ora: 19:47
Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli

Presidenti i Kosovës zgjidhet nga parlamenti, por ky post së fundmi po caktohet nëpërmjet marrëveshjeve politike, me anë të të cilave po formohet qeveria.

Presidenti aktual, Hashim Thaçi, i cili ishte lider i Partisë Demokratike të Kosovës, ishte caktuar për këtë post nga marrëveshja PDK-LDK, para se të vinte në Kuvend për votim.

Ndërsa tani, sipas marrëveshjes PAN-AKR, pas përfundimit të mandatit të presidentit Thaçi, në këtë post do të jetë lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Por, a do të duhej të ndryshohej ligji për zgjedhjen e presidentit, që ai të zgjidhet direkt nga populli?.

Thaci synon edhe një mandat

Lidhur me këtë, hulumtuesi i lartë në KDI, Artan Murati, e sheh të panevojshme një gjë të tillë, ndërsa për marrëveshjen aktuale për presidentin e ardhshëm, ai thotë se presidenti aktual ka deklaruar se synon dy mandate në këtë post.

“Marrëveshjet politike të cilat arrihen mes subjekteve politike nuk prodhojnë asnjë efekt juridik, rrjedhimisht janë shumë lehtë të thyeshme nga palët. Deri më tani ka fare pak marrëveshje të cilat janë respektuar në përpikëri nga subjektet, e dyshoj se edhe kjo e fundit e arritur mes PAN dhe AKR do të mund të zbatohet, sidomos kur bëhet fjalë për postin e Presidentit. Presidenti aktual, z.Hashim Thaçi, në disa raste ka deklaruar se synon dy mandate, dhe duke pasur parasysh të kaluarën e tij politike si lider i PDK-së, është e vështirë të besohet se kjo parti do ta përkrahte z.Pacolli para z.Thaçi. Sa i përket zgjedhjes së Presidentit nga populli, konsideroj që kjo është e panevojshme në një demokraci parlamentare siç është Republika e Kosovës”, ka deklaruar Murati për gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat