Favoritët për zgjedhjet lokale të 22 tetorit

Politika

Favoritët për zgjedhjet lokale të 22 tetorit

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 21 shtator 2017 Në ora: 23:26
Isa Mustafa dhe Abran Abrashi në hapje të fushatës zgjedhore

Fushata për zgjedhjet e 22 tetorit ka filluar. Partitë politike janë mobilizuar anë e kënd Kosovës, për të prezantuar programet e tyre për qeverisjen e komunave. Në rrjetet sociale janë hapur faqe të kandidatëve për asambletë komunale. Këto faqe do të mbyllën, në rast se këta kandidatë nuk arrijnë të bëhen asambleistë. Përgjatë një muaji qytetarët e Kosovës do të jenë dëshmitarë të joshjeve e premtimeve megalomane për zhvillim më të mirë në qytetet e tyre. Këtë muaj, politikanët e Kosovës do ta shfrytëzojnë që të njoftohen më për së afërmi me problemet e qytetarëve. Ndërsa për katër vite të tjera do të merren me vetveten. Kështu  është vepruar herëve të kaluara.

Të pakta kanë qenë subjektet politike që fushatën e tyre apo solidarizimin me problemet e qytetarëve e kanë vazhduar edhe pas zgjedhjeve.

Ndëshkimi nga qytetarët nuk ka munguar sikurse nuk do të mungojë as kësaj here.

Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit mund të reflektojë me lehtësi edhe në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 22 qershor.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat