Flet njohësi i Integrimeve Evropiane: Ja kush mund ta bllokojë liberalizimin e vizave për Kosovën

Politika

Flet njohësi i Integrimeve Evropiane: Ja kush mund ta bllokojë liberalizimin e vizave për Kosovën

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 22 shtator 2017 Në ora: 08:14
Ilustrim

Liberalizimi i vizave është një çështjet më të rëndësishme dhe më të interes për Kosovën e qytetarët e saj, të cilët ende janë të izoluar.

Gjatë fushatës elektorale të gjitha partitë bënë premtime se do të bënin liberalizimin e vizave, e një premtim më të madh për këtë temë e bëri lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili gjatë fushatës tha se nëse ai do të qeveriste me vendin, vizat do të hiqen për qytetarët e Kosovës brenda një afati kohor prej 90 ditësh.

Por, për liberalizim si kusht kryesor është marrëveshja e Demarkacionit dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

Për këtë, njohësi i çështjeve të Integrimeve Evropiane, Avni Mazrreku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se kjo çështje nuk duhet të ketë qasje kohore, siç është thënë për 90 ditë, sepse kjo del jashtë një konteksti të përcaktuar kohor, duke shtuar se ky proces është i bllokuar nga demarkacioni, por që edhe pas ratifikimit të kësaj marrëveshje, do të fillojë procesi tjetër.

Image
Avni Mazrreku

“Kur zhbllokohet procesi, pra kur ratifikohet marrëveshja, Kosovës prapë nuk i garantohet automatikisht lëvizja e lirë e qytetarëve, për shkak se vendimi final merret nga Këshilli i BE-së, ku shtetet e Bashkimi Evropian nëpërmes një sistemi ku duhet të votojnë së paku 55 për qind e shteteve”, është shprehur Mazrreku.

Profesori Mazrreku thotë se liberalizimi i vizave mund të bllokohet nëse katër shtete, që përbëjnë 35 për qind të popullatës evropiane, janë kundër heqjes së vizave për Kosovën.

“Në BE 5 shtete e nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, por fatmirësisht këto 5 shtete nuk përbëjnë 35 për qind të popullsisë evropiane, megjithatë ka shtete që e kanë njohur Kosovën por janë skeptike në liberalizimin e vizave të saj për shkak të migrimeve ilegale të qytetarëve të Kosovës gjatë vitit 2014-2015, por edhe më pas”, ka deklaruar Mazrreku për Bota sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat