LDK paralajmëron Haradinajn, përmend skandalet e Qeverisë Thaçi që duhet të paguaj

Politika

LDK paralajmëron Haradinajn, përmend skandalet e Qeverisë Thaçi që duhet të paguaj

Nga: B.S Më: 22 shtator 2017 Në ora: 13:34
Avdullah Hoti

Ish ministri i Financave, tash shef i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në facebook, ka kritikuar paralajmërimet e Qeverisë së re të Kosovës për shkurtimin e buxhetit të Kosovës.

“Buxheti 2 miliard euro nuk ben te zvogelohet. Qeveria e re duhet te ndermarre masat qe ta realizoje kete buxhet, e jo ta shkurtoje ate. Ne nuk perkahim ne Kuvendin e Kosoves kurrfare shkurtimi te shpenzimeve. Duhet mbajtur performancen e larte te te hyrave ashtu si ka qene. Duhet ndryshuar ligjin per AKP per te shfrytezuar mjetet e privatizimit per autostrade. Ky ligj per AKP duhet te vij ne kuvend bashke me ligjin per rishikimin e buxhetit”, ka shkruar Hoti në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, rritja e pagave është e rregulluar me ligj nga qeveria Mustafa. Hoti ka shkruar se Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, tash dëshiron të gjejë mjetet për të paguar skandalet e Qeverisë Thaçi.

“Qeveria e udhehequr nga LDK e ka rregullur me ligj rritjen e pagave dhe kjo do te ndodh nga janari 2018, sic e kemi planifikuar me Kornize te Shpenzimeve 2017-2019 qe eshte miratuar nga Qeveria Mustafa.

LDK e udheheq Komisionin per Buxhet dhe Financa ne Kuvendin e Kosoves dhe nuk do te lejojme qe te perkeqesohet menaxhimi i buxhetit. Duhet gjetur mjetet tash kjo qeveri per te paguar per skandalet e Qeverise Thaqi me pasaporta dhe me Axos lidhur me PTK, si dhe kontraten e demshme te PTK-se me kompani private te sherbimeve telefonike”, ka shkruar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat