AKR nuk heqë dorë, Behgjet Pacolli President në mandatin e ardhshëm

Politika

AKR nuk heqë dorë, Behgjet Pacolli President në mandatin e ardhshëm

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 22 shtator 2017 Në ora: 18:03
Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli

Në një intervistë për gazetën “Bota Sot”, Vesel Makolli sekretar i Aleancës Kosova e re,  ka thënë se kjo parti gjithmonë interesin shtetëror e vë mbi interesin partiak, duke shpjeguar kështu arsyen e futjes në koalicion më partitë që aktualisht e përbejnë Qeverinë e Kosovës.

Ai ka thënë se sa i përket çështjes se demarkacionit bëhet fjalë vetëm për demarkacion në mes të dy shteteve por kemi të bëjmë edhe me NATO-n, pasi që Mali i zi është anëtare i NATO-s.

Image
Vesel Makolli

Makolli po ashtu është shprehur i bindur se bisedimet me Serbinë duhet të vazhdojnë dhe se janë të paevitueshëm, sipas tij  është më mirë të bisedohet me vitet të tëra se të luftohet vetëm edhe një ditë.

“Bota sot”: Si e vlerësoni futjen e AKR-së në qeveri bashkë më koalicionin PAN?

Vesel Makolli: Këtë nuk mundemi ta quajmë futje të thjesht por është një bashkim për formimin e qeveris i imponuar nga interesi shtetëror. Ne kemi qenë gjatë të kohës promotor i shtytjeve të proceseve përpara. Ne edhe të tjerët duhet ta dimë se koha e humbur pa institucione ka qenë shumë e dëmshme për shtetin tonë. Nuk e kemi pasur luksin që interesin partiak ta vejmë mbi interesin shtetëror. Motoja jonë ka qenë dhe është gjithmonë ‘’atdheu mbi te gjitha’’, duke u nisur nga të gjitha këto dhe nga situata ekonomike që vetëm sa është keqësuar, ne kemi vendosur që ta japim kontributin tonë në nxjerrjen e shtetit nga pat pozicionin, i cili pozicion na ka shkaktuar shumë dëme si në arene e brendshme edhe atë ndërkombëtare.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat