Agim Veliu-Ajet Poterës: Përtej Llapashticës, ti nuk di asgjë tjetër - Bota Sot
Agim Veliu-Ajet Poterës: Përtej Llapashticës, ti nuk di asgjë tjetër

Politika

E premte, 15 dhjetor 2017

Agim Veliu-Ajet Poterës: Përtej Llapashticës, ti nuk di asgjë tjetër

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 20:50
Agim Veliu-Ajet Potera

Një debat i ashpër është zhvilluar ndërmjet kryetarit aktual të Podujevës, Agim Veliu dhe kandidatit të VV-së, Ajet Potera.

Debati nisi për ndërtimin e një shkolle në Llapashticë, për të cilën Potera e akuzoi Veliun se nuk ka prezantuar asnjë plan për këtë shkollë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Veliut, që e akuzoi Poterën se nuk di asgjë.

“Ky është i Llapashticës, përtej këtij vendi ky nuk di asgjë tjetër”, tha Veliu në debatin zgjedhor te Jeta në Kosovë.

“Nuk e lejoj të më vlerësoj ky sa di unë. Pyetja ishte shumë e qartë. Asnjë projekt nuk është transparent, nuk bisedohet me qytetarët. Agim Veliu nuk i çonë në shkollë fëmijët aty, por bashkfshatarët e mi”, tha Potera.

Veliu e ftoi Poterën që në vitin e ardhshëm ta vizitojë shkollën e re që do të ndërtohet, e që sipas Veliut do të jetë në standare të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test