Dy vjet vendnumëro nga një kauzë e “rrejshme”

Politika

Dy vjet vendnumëro nga një kauzë e “rrejshme”

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 22 shtator 2017 Në ora: 21:43
Çakorr

Java e dytë e qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj ka nisur me “paktin e paqes”, pas fyerjes që ky i fundit ua bëri gazetarëve dhe medieve në Kosovë. Çështja e Demarkacionit të Kufirit me Malin e zi ka qenë temë diskutimi edhe përgjatë javës që lamë pas.

Heqja e vizave, për qytetarët e Kosovës vazhdon të mbetet vetëm një ëndërr. E tillë do të mbetet nëse vazhdon të zvarritet miratimi i marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi.

Haradinaj, tashmë ka emëruar anëtarët e Komisionit Shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, të cilit i prinë prof.dr. Shpejtim Bulliqi.

Prof Bulliqi ishte ndër më të zëshmit kundër versionit aktual të marrëveshjes.

Paralel me formimin dhe emërimet në komision, ka ardhur një reagim i aktorit rugovas Qun Lajçi, i cili me anë të disa vargjeve ka lënë të kuptohet se për Demarkacionin e Kufirit me Malin e zi po troket një realitet tjetër nga ai të cilin e kemi dëgjuar përreth dy vite me radhë. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat