AKR del kundër Haradinajt për Demarkacionin - Bota Sot
AKR del kundër Haradinajt për Demarkacionin

Politika

E hënë, 18 dhjetor 2017

AKR del kundër Haradinajt për Demarkacionin

Nga: Bota Sot Më: 23 shtator 2017 Në ora: 10:43
Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli

Sekretari i Aleancës Kosova e Re Vesel Makolli, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka folur lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se Mali i Zi, sa i përket kësaj çështje ka qenë konstruktiv dhe miqësor ndaj vendit tonë.

“Në këtë rast nuk kemi te bëjmë vetëm me një demarkacion ne mes të dy shteteve por kemi të bëjmë edhe me NATO, pasi qe Mali i zi është anëtare i NATO-s .Po ashtu kemi të bëjmë me një shtet mik i cili na ka njohur qysh në ditët e para dhe me të cilin kemi marrëdhënie shumë të mira. Kjo vërtetohet edhe nga deklaratat e udhëheqësve të shtetit malazez,  i cili gjithmonë ka qenë konstruktiv dhe miqësor ndaj vendit tonë”, është shprehur Makolli.

Sipas Makollit, zgjidhja për çështjen e Demarkacionit, mund të jetë Gjykata e Arbitrazhit, me të cilën është zgjidhur edhe problemi mes Kroacisë dhe Sllovenisë muaj më parë.

“Kjo problematikë ka qenë prezentë edhe të tjerat shtete. Së fundi kemi problemin e Kroacisë dhe Sllovenisë të cilët këtë problem e kanë dërguar me arbitrazh ndërkombëtar. Ndoshta kjo zgjedhje kishte me qenë edhe për neve. Sido që të jetë ne duhet të mbrojmë interesat e vendi tonë dhe asnjë pëllëmbë toke nuk do t’i jepet askujt”, ka deklaruar Vesel Makolli për “Bota sot”.

Por, kryeministri Ramush Haradinaj, zgjidhjen e kësaj marrëveshjeje e sheh përmes Komisionit shtetëror, të cilin e emëroi dje për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.

Haradinaj ka thënë se do të korrigjohet versioni aktual i Demarkacionit, derisa liderët e BE-së ia kanë kujtuar atij se Demarkacioni duhet të zgjidhet sa më parë, në mënyrë që qytetarët të fitojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në shtetet evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test