“Dosjet kriminale të Thaçit, Veselit dhe Haradinajt, në duar të Serbisë”

Politika

“Dosjet kriminale të Thaçit, Veselit dhe Haradinajt, në duar të Serbisë”

Nga: Bota Sot Më: 23 shtator 2017 Në ora: 12:21
Thaçi, Haradinaj dhe Veseli

Publicisti i njohur Idriz Zeqiraj, në një shkrim të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ka komentuar lidhur me koalicionin PAN-Lista serbe. Ai ka thënë se zgjedhjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt, u bënë me angazhimin vendimtar të Listës serbe.

Zeqiraj ka theksuar se të tre këta, “janë peng i dosjeve të tyre kriminale”, të cilat i ka në dorë Serbia.

Image
Idriz Zeqiraj

“Zgjedhjet e turpshme, në postet drejtuese, të treshës namkeqe: Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Ramush Haradinajt, u bënë me angazhimin vendimtar të "Listës Serbe". Kjo është dëshmuar në tri rastet zgjedhëse: të Hashimit - president, të Kadrisë - kryeparlamentar, të Ramushit - kryeministër.Dhe, tashmë, nuk ka asnjë mëdyshje, hamendje se ata janë peng të dosjeve të tyre kriminale, janë në dorë të Serbisë dhe nuk mund të bëjnë veprime, pa lejen e miratimin e Serbisë”, është shprehur publicisti Zeqiraj.

Sipas tij, zyrtarët aktual të Qeverisë, duhet të qëndrojnë larg Demarkacionit, “Zajednicës” dhe Dialogut me Serbinë.

“Dhe, është kjo arsyeja, për sinjalin - SOS -, që zyrtarët aktual të kësaj Qeverie, hallakamë dhe të pështirosur, për mënyrën dhe kushtet në të cilat u harnua, e leckosur dhe të zhelosur, në formë dhe përmbajtje, duhet stopuar dhe larguar, deri në mohimin absolut, të qëndrojë larg: 1) Demarkacionit; 2) "Zajednicës" dhe 3) Dialogut me Serbinë. Asnjë grup "uniteti", grup shqyrtimi, bisedimi, dialogu, nuk mund të bëhet nën diktatin, drejtimin e treshës famëkeqe: Hashimit, Kadrisë, Ramushit apo të vartësve të tyre servilë dhe "aminxhinj"”, ka thënë Idriz Zeqiraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat