Media gjermane: Rojë i diskotekave, udhëheqës i rebelëve, mafioz, politikan: kjo është karriera e Haradinajt

Politika

Media gjermane: Rojë i diskotekave, udhëheqës i rebelëve, mafioz, politikan: kjo është karriera e Haradinajt

Nga: Bota Sot Më: 23 shtator 2017 Në ora: 13:36
Ramush Haradinaj

Rojë i diskotekave, udhëheqës i rebelëve, mafioz, politikan: kjo është karriera e Ramush Haradinaj, shkruan e përditshmja konservatore gjermane “Voralberger Nachrichten”.

Në fakt ia doli. Tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare Kosova ka kryeministrin e nëntë që pas pavarësisë. Ai është 49 vjeçari Ramush Haradinaj, i lindur 1968 në Glogjan, ndërsa gjatë viteve 90-të ka qëndruar nëntë vjet në Zvicër - pranë mixhallarëve të tij në Luzern, të cilët merreshin me ndërtime. Poashtu ai ka punuar në një “Security-Firma” dhe si sigurim në një diskotekë.

Në këtë kohë ai ju bashkangjit Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Haradinaj dyshohet se gjatë 1998/1999 mendohet se me urdhrin e tij janë keqtrajtuar dhe ekzekutuar të burgosurit.

Për këto akuza është shpallur dyherë i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, ndërsa arsye për këtë është mos funksionimi i mbrojtjes së dëshmitarëve. Për shkak të akuzave ai është arrestuar dy herë tjera: në qershor 2015 në Slloveni dhe janar 2017 në Francë. Në të dy rastet është liruar, por jo se u vërtetua pafajësia e tij, por për shkak se kishte imunitetin diplomatik.

Pas luftës Haradinaj studioi drejtësinë dhe në të njëjtën kohë ju fut politikës. Në 2001 krijoi AAK dhe në zgjedhjet e fundit në kuadër të koalicionit “Krahu i luftës” krijoi shumicën parlamentare.

Krimi i organizuar

Pas luftës së Kosovës, Haradinaj është ngritur në numrin e madh të krimit të organizuar në Ballkan. Kështu ka shkruar edhe shërbimi sekret gjerman BND në 2005. “Haradinaj dhe klani i tij është i përzier në gjithë spektrin kriminal, politik dhe aktivitete ushtarake në Kosovë kryesisht për trafikimin e drogës dhe armëve si dhe shantazhe. Një vit më parë KFOR do shkruante për klanin Haradinaj si “organizata më e fuqishme kriminale në rajon” që merret edhe me prostitucion. Haradinaj vetë i ka kontestuar çdoherë akuzat.

Arritjet e Haradinajt në qeveri lidhen me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.  Kjo pasi e kaluara e Thaçit është e ngjashme me të Haradinajt. Por kjo është një histori tjetër./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat