Eksperti i sigurisë: Haradinaj nuk guxon të flas për ushtrinë dhe Trepçën, ja për çfarë u mor vesh me Vuçiqin - Bota Sot
Eksperti i sigurisë: Haradinaj nuk guxon të flas për ushtrinë dhe Trepçën, ja për çfarë u mor vesh me Vuçiqin

Politika

E premte, 20 tetor 2017

Eksperti i sigurisë: Haradinaj nuk guxon të flas për ushtrinë dhe Trepçën, ja për çfarë u mor vesh me Vuçiqin

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 23 shtator 2017 Në ora: 15:49
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Demarkacioni më Malin e zi është një ndër çështjet më të rëndësishme të shtetit të Kosovës. Edhe pse kanë kaluar dy vite, kjo nuk është zgjidhur ende, pasi që nuk ka arritur të votohet në Kuvendin e Kosovës, për shkak se Qeveria nuk i kishte numrat.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë pro këtij versioni të Demarkacionit, ndërsa nga opozita në Kosovë dhe shoqëria civile ka pasur reagime të shumta.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava ka folur për “Bota sot”, duke thënë se janë mësuar me deklaratat dhe premtimet të politikanëve.

Image
Hajrullah Ternava

“Tani me politikanët tonë jemi mësuar, dhe prononcimet e tyre gjatë periudhave të zgjedhjeve ata i bëjnë vetëm për me arrit në pushtet. Edhe që gjatë atyre kohërave të parazgjedhjeve premtojnë gjithçka, po erdhën në pushtet, ata as që lodhen nëse nuk i përmbushin premtimet e tyre. Nëse gjatë pushtetit në ndonjë debat TV, ata tentojnë me e bind opinionin se i kanë përmbushur ato premtime që i kanë dhënë në tërësi”, ka thënë Tërnava.

Po ashtu, ai ka theksuar se për Demarkacionin apo çështje të mëdha vitale për shtetin tonë, nuk munden vetë të vendosin pa e marrë mendimin e atyre që na kanë çliruar.

“Na kujtohet ajo koha e Ramushit në opozitë me VV dhe Nismën, se çka kanë bërë dhe vepruar që demarkacioni mos të kalojë, sepse Malit të Zi po i falën 8200 hektarë tokë. Tani Ramushi na u bë Kryeministër edhe që me vota të pakta si 61 dhe në koalicion me Lista Serbska, dhe me parti të tëra rreth 20, është me rëndësi se ëndrra e tij u bë realitet, dhe që për së dyti në historinë e qeverisjes së Kosovës ai do të renditet që ishte dy herë Kryeministër. Ramushi apo kush do tjetër sikur të ishte Kryeministër, si për Demarkacionin apo çështje të mëdha vitale për shtetin tonë, nuk munden vetë të vendosin pa e marrë mendimin e atyre që na kanë çliruar. E kur të vijnë në pushtet këta nuk lodhen nëse i hanë fjalët apo premtimet e veta.", ka thënë ai.

Gjithashtu, Tërnava ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë pro këtij versionit të Demarkacionit.

“Amerikanët në bisedë e sipër me Kryeministrin e Kosovës Ramushin, biseduan dhe u deklaruan se çështja e Demarkacionit është çështje e kryer, sikur që është e nënshkruar nga Kryetari i Kosovës Thaçi. Edhe Mali i Zi u deklarua ngjashëm. Tani opozita do ta luajë lojën e asaj se territori i Kosovës është deri në Çakorr, sepse tani në opozitë gjendet LDK, e cila atëherë ishte në pozitë, dhe disa herë tentoj që t’i tubojë votat që Demarkacioni të kalojë, por nuk ja arriti. Ajo çka e thonë SHBA-të dhe BE, ashtu duhet të kalojë Demarkacioni dhe mos të ndryshojë marrëveshja.”, ka thënë Tërnava për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka thënë se në çdo tentim të Haradinajt do të bie Qeveria nga Lista serbe.

“E deri në Çakorr do të del kauzë e rrejshme. Vuçiq e tha se Lista Serbe ka hyrë në koalicion pasi është marr vesh me kryeministrin Haradinajn se formimi i Ushtrisë dhe çështja e Trepçës të heshtën. Çdo tentim i kësaj Qeverie që të aktivizohet për çështjet e mëdha e që i nevojitet Kosovës, kjo Qeveri do të bie, sepse Lista Serbe është ajo që e dridhë këtë qeverisje”, ka përfunduar Tërnava për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test