Çakorri e Kulla nuk janë kufiri, Haradinaj drejt dorëzimit?

Politika

Çakorri e Kulla nuk janë kufiri, Haradinaj drejt dorëzimit?

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 24 shtator 2017 Në ora: 18:54
Foto arkiv, Ramush Haradinaj takim me banorët Pejës

“Ramush Haradinaj e ka shndërru çështjen e demarkacionit në kauzë plotësisht politike, kauzë e cila në një masë edhe ka ndikuar në rënien e qeverisë Mustafa. Tani ai duhet ta mbajë premtimin dhe ta kthej kufirin në Çakorr e Kullë, në mënyrë që të siguroi edhe votat e LDK-së”, thekson Bajram Gecaj për “Bota sot”.

Derisa nuk ishte në karrigën e kryeministrit, ishte zëri më kundërshtues për marrëveshjen me Malin e Zi. Ramush Haradinaj e kritikoj shumë kryeministrin Isa Mustafa për këtë marrëveshje që e quante të dëmshme për Kosovën.

Por pavarësisht kritikave, duket se Haradinaj tani po e pranon si të tillë marrëveshjen aktuale. Ndonëse nuk po e pohon as ai, as zyrtarët tjerë të qeverisë, ishte Çun Lajçi ai që ‘ua shëndoshi kryt’ popullit të Kosovës, pas një takimi me Haradinajn.

Ai në Facebook ka shkruar se Komisionet më  nuk kanë çka flasin, që kufiri nuk do të jetë Kulla as Çakorri.

“Kufi s'asht Kulla as Çakorri. Ato mbesin andrra. Zoti na lasht shnosh Rugovë”, ka shkraur Lajqi.

Por duke u bazuar në këtë deklaratë, zyrtarët e qeverisë ndonëse të kontaktuar nga gazeta nuk dhënë ndonjë përgjigje.

 (Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat