“Politikanët e dyshuar për korrupsion, nuk i lëshojnë karriget pa i marrë policia”

Politika

“Politikanët e dyshuar për korrupsion, nuk i lëshojnë karriget pa i marrë policia”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 24 shtator 2017 Në ora: 19:02
ilustrim

Deklarata e  shefes e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova se ajo dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë se nuk duan të kenë kontakte më politikanet e akuzuar në Qeverinë e Kosovës, shihet si kritikë e madhe në drejtim të Qeverisë së sapo formuar e cila brenda saj ka ministra të ndryshëm që kanë probleme më ligjin.

“Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe unë personalisht jemi shumë të kufizuar në komunikimet dhe në kontaktet me politikanët që kanë aktakuza të ngritura nga institucionet e drejtësisë”

Kështu ka thënë shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, në një intervistë për mediet vendore, duke shtuar se është shumë me rëndësi që politikanët kosovarë duhet të tregojnë forcë dhe përgjegjësi që t’u binden këtyre parimeve.

Qeveria e sapo formuar e Ramush Haradinaj ka filluar punën më njerëz të dyshuar për krime e tortura dhe ministra që kanë probleme më ligjin për shpërdorim detyre dhe shpërdorim të donacioneve.

Ministri i bujqësisë në Qeverinë e Kosovës Nenad Rikallo është akuzuar nga shumë qytetarë të Prishtinës, se gjatë kohës se luftës kishte ushtruar dhunë dhe tortura mbi civilet shqiptarë në lagjen Dardania.

 (Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat