E vërteta e fotografisë së Rugovës në kullën e Jasharajve, flet Bekim Jashari

Politika

E vërteta e fotografisë së Rugovës në kullën e Jasharajve, flet Bekim Jashari

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 25 shtator 2017 Në ora: 19:01
Bekim Jashari, kandidat për kryetar të Komunës së Skenderajt

Gjatë një interviste ekskluzive për gazetën kombëtare  “Bota sot”, Bekim Jashari, njëri prej anëtarëve të familjes së Komandantit legjendar, Adem Jashari, e konsideron të rëndësishëm kandidimin e tij për kryetar të Komunës së Skenderajt.

Ai ka theksuar se  me kandidimin e tij i është përgjigjur kërkesës së qytetarëve të Skenderajt. Jashari ka përshëndetur tërheqjen e disa partive nga gara për Skenderajn, por me gjithë këtë ai është shprehur vazhdon të garojë si i pavarur.  

Bota sot: Perse vendoset të hynit ne garë për kryetar komune në Skenderaj?

Bekim Jashari: Konsideroj që kandidimi im për Kryetar të Komunës është vetëm përgjigje e kërkesës së qytetarëve të Skenderajt. Pse vendosa ti përgjigjem qytetarëve të mi, lidhet me dashurinë dhe ndjenjën e borxhit ndaj vendit tim.

Bota sot: Si e vlerësoni  qeverisjen e deritashme ne Komunën e Skenderaj?

Bekim Jashari: Duke u bazuar nga parimi se “çdo gjë është realtive”, edhe përgjigja ime në këtë pyetje është relative. Besoj që ka pas mundësi të punohet shumë më mirë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat