Haradinaj bëri “pazar” ushtrinë me Listën serbe?

Politika

Haradinaj bëri “pazar” ushtrinë me Listën serbe?

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 25 shtator 2017 Në ora: 19:15
Forca e Sigurisë së Kosovës

“Qeveria është ndërtuar me pazare dhe nga ajo është joreale të kërkohet diçka në kundërshtim me filozofinë se si është ndërtuar. Kjo  vlen  edhe për pazaret tjera që dihen dhe nuk dihen”, tha Behlul Beqaj për “Bota sot”.

Një pazar i mundshëm në mes së Qeverisë Haradinaj me Listën Serbe për krijimin e Forcave të armatosura të Kosovës (FAK) në këmbim të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në bazë të Marrëveshjes së Brukselit, e jo në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, krijon mundësin e një mini-shteti serb në Kosovë.

Analistë dhe deputetë të opozitës druajnë se Qeveria Haradinaj mund të arrij në një “Pazar” të tillë që do të ishte fatal për Republikën e Kosovës.

Politologu Belul Beqaj thotë për “Bota sot” se nuk i duket befasi nëse Qeveria Haradinaj bënë ndonjë pazar me serbët për themelimin e FAK-ut.

“Qeveria është ndërtuar me pazare dhe nga ajo është joreale të kërkohet diçka në kundërshtim me filozofinë se si është ndërtuar. Kjo  vlen  edhe për pazaret tjera që dihen dhe nuk dihen”, tha Beqaj për “Bota sot”.

Profesori i së drejtës kushtetuese Mazllum Baraliu thotë se kush do që e bënë një pazar me Listën serbe për themelimin e FAK-ut në këmbim të themelimit të asociacionit, i shkel vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe i hap rrugë instalimit të Serbisë në Kosovë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat