Partitë politike “blejnë” kohë nëpërmjet shtyrjes së seancës

Politika

Partitë politike “blejnë” kohë nëpërmjet shtyrjes së seancës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 25 shtator 2017 Në ora: 19:23
Kuvendi i Kosovës

Fushata për zgjedhjet lokale të 22 tetorit siç duket ka hutuar partitë politike. Që nga konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë para më shumë se dy javëve, ende nuk është mbajtur asnjë seancë plenare. Zyra për informim të Kuvendit të Kosovës, thotë se shumica e partive politike, nuk i kanë parashtruar akoma propozimet për përfaqësues të komisioneve parlamentare. Vonesat e tilla në mbajtjen e seancave nuk mund të arsyetohen në asnjë formë.

Deputeti i VV-së Mytaher Haskuka, ka fajësuar Qeverinë,  për shtyrjen e seancave duke thënë se ajo është shumë e dobët edhe në aspektin e kualitetit por edhe në aspektin e numrave, dhe se për këtë arsye po mundohet që ti ikë debatit.

“Ashtu si qeveria i shkeli procedurat për të ikur debatit parlamentar për programin qeveritar ngase nuk kanë program, njëjtë tani do të mundohen që të shtyjnë seancat parlamentare duke gjetur arsyetime të ndryshme”, ka thënë deputeti Haskuka.

Ndërsa  Bajram Gecaj, zv/ Ministër në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, pa dashur të komentojë më gjatë në lidhje me këtë çështje, ka thënë për “Bota sot” se fushata për zgjedhjet lokale dhe seancat e Kuvendit do të duhej të ndikonin njëra në tjetrën, pasi kjo do të ishte në dëm të qytetarëve të Kosovës, dhe vet vendit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat