Murat Jashari për President, flet Bekim Jashari: Është fakt se populli i Kosovës na beson

Politika

Murat Jashari për President, flet Bekim Jashari: Është fakt se populli i Kosovës na beson

Nga: Bota sot Më: 26 shtator 2017 Në ora: 09:20
Bekim Jashari, kandidat për kryetar të Komunës së Skenderajt

Djali i Hamzë Jashari, Bekim Jashari, është kandidati i pavarur për vendin e Skenderajti. Përkundër që kandidimi i tij ka qenë i papritur, Jashari kandidimin e tij e konsideron të rëndësishëm si dhe përgjigje ndaj qytetarëve të Skenderajti.

“Konsideroj që kandidimi im për Kryetar të Komunës është vetëm përgjigje e kërkesës së qytetarëve të Skenderajt. Pse vendosa ti përgjigjem qytetarëve të mi, lidhet me dashurinë dhe ndjenjën e borxhit ndaj vendit tim” ka thënë Jashari në një intervistë për “Bota sot”.

Me kandidimin e Bekim Jasharit, në media është përfolur edhe për kandidimin e Murat Jasharit për president të vendit.

I pyetur rreth kësaj, Bekim Jashari ka thënë për “Bota sot” se është fakt që populli i Kosovës ka besim dhe mbështetet në familjen e tyre.

“Çfarë mund të them unë – si anëtar i Familjes Jashari, është fakti se populli i Kosovës ka besim dhe mbështetet në Familjen tonë. Por që nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim – edhe pse besoj në kapacitetin njerëzor, profesional dhe kombëtar të djalit të axhës tim – Muratit” ka treguar Bekim Jashari për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat