Haradinaj i pafuqishëm politikisht dhe i dobët në vendimmarrje

Politika

Haradinaj i pafuqishëm politikisht dhe i dobët në vendimmarrje

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 28 shtator 2017 Në ora: 19:15
Ramush Haradinaj

Gjatë fushatës sw zgjedhjeve tw 11 qershorit, Ramush Haradinaj pat deklaruar se shumë nga punëtoret e Administratës Publike do të largohen nga puna, përfshirë këtu drejtor dhe drejtues te ndryshëm. Megjithatë mbetët të shihet nëse një vendim i tillë do të realizohet apo jo.

Nga ana tjetër njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Haradinaj nuk do të mund të largojë drejtorë dhe drejtues nga Administrata Publike, për faktin se ajo është e mbushur me militant te PDK-së.

Deputeti i VV-së Sami Kurteshi ka thënë se Z. Haradinaj mund edhe të largojë një apo edhe disa punonjës, madje edhe drejtorë të administratës shtetërore, por me këtë nuk zgjidh asnjë problem shoqëror.

“Haradinaj mund të largojë ndoshta disa persona por nuk e bën dot dekriminalizimin dhe depolitizimim klanor të administratës shtetërore, të realizuar tani e 18 vite nga tandemi politik LDK-PDK e me kontributin e dukshëm edhe të AAK, si partner më i vogël ne bashkëqeverisje. Prandaj ky shkarkim më shumë ngjan në zëvendësim me militantë të vet dhe kjo lojë bajate tashmë është e njohur që18 vite”, ka thënë Kurteshi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat