Haradinaj harron premtimet e fushatës, ja pse është i pafuqishëm politikisht

Politika

Haradinaj harron premtimet e fushatës, ja pse është i pafuqishëm politikisht

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 29 shtator 2017 Në ora: 16:38
Ramush Haradinaj

Gjatë fushatës së zgjedhjeve t ë11 qershorit, Ramush Haradinaj pat deklaruar se shumë nga punëtoret e Administratës Publike do të largohen nga puna, përfshirë këtu drejtor dhe drejtues tw ndryshëm. Megjithatë mbetët të shihet nëse një vendim i tillë do të realizohet apo jo.

Nga ana tjetër njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Haradinaj nuk do të mund të largojë drejtorë dhe drejtues nga Administrata Publike, për faktin se ajo është e mbushur me militant te PDK-së.

Deputeti i VV-së Sami Kurteshi ka thënë se Z. Haradinaj mund edhe të largojë një apo edhe disa punonjës, madje edhe drejtorë të administratës shtetërore, por me këtë nuk zgjidh asnjë problem shoqëror.

Image
Sami Kurteshi

"Haradinaj mund të largojë ndoshta disa persona por nuk e bën dot dekriminalizimin dhe depolitizimim klanor të administratës shtetërore, të realizuar tani e 18 vite nga tandemi politik LDK-PDK e me kontributin e dukshëm edhe të AAK, si partner më i vogël ne bashkëqeverisje. Prandaj ky shkarkim më shumë ngjan në zëvendësim me militantë të vet dhe kjo lojë bajate tashmë është e njohur që18 vite”, ka thënë Kurteshi.

Gjithçka mund të pritet nga kjo qeveri

Zv/ Ministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj ka thënë se tani duhet te pritet dhe të shihet se çka do të ndodhë. Sipas tij, përpos qeverisë së kaluar, qeveritë tjera janë të njohura për veprime të tilla.

Image
Bajram Gecaj

“Shpresojmë që kjo mos të ndodhë, pasi që ekzistojnë rregulla të përcaktuar se si dhe kur mund të largohen pjesëtaret e shërbimit civil. Megjithatë, duke e marrë parasysh mënyrën e formimit të kësaj qeverie, përmes sekserëve e matrapazëve, korrupsionit e shantazhit, tregtisë dhe tyxharllakut, sepse  gjithçka mund të pritet nga kjo qeveri”, është shprehur Gecaj.

Ndryshe njohës të çështjeve politike vlerësojnë se Administrata Publike  është e stërmbushur me familjarë, militantë, burra, gra, fëmijë, nuse, halla, dajë, teze, dashnore të politikanëve dhe dashnorë të politikaneve.

Sipas tyre, të gjithë ata që nuk e kanë kryer punën si duhet, duhet të largohen nga puna për t'ua liruar vendin atyre që janë profesionistë dhe punojnë me ndershmëri dhe profesionalizëm, edhe pse kjo gjë është e pamundur të ndodhë.

Nepotizmi i theksuar në administratë

Ndërsa politologu Faik Krasniqi, duke folur rreth kësaj çështje ka vlerësuar se është hipokrizi dhe naivitet, nëse themi që administrata publike është me profesionistë.

Image
Faik Krasniqi

“Të gjithë e dimë se administrata publike lëre se është e stërmbushur, ku një pjesë e tyre nuk kanë madje as zyrë për të punuar, por ajo administratë është e mbushur me familjarë, militantë, burra, gra, fëmijë, nuse, halla, dajë, teze, dashnore të politikanëve dhe dashnorë të politikaneve. Prandaj, të gjithë ata që nuk e kanë kryer punën si duhet, duhet të largohen nga puna për t'ua liruar vendin atyre që janë profesionistë dhe punojnë me ndershmëri dhe profesionalizëm, edhe pse kjo gjë është e pamundur të ndodhë”, është shprehur politologu Krasniqi.

Sipas tij, Qeveria është e detyruar që ta bëjë reformën e thellë në administratën publike, edhe pse ajo është e mbushur me militantë partish, e sidomos me militantë të PDK-së, por edhe LDK nuk qëndron keq sa i përket punësimit të militantëve dhe familjarëve në administratën publike.

“Qeveria është e detyruar që ta bëjë reformën e duhur, në të kundërtën është vështirë të ketë punë efikase në administratën e uzurpuar publike, e cila është ngulfatur nga korrupsioni, burokracia dhe mos puna,” ka thënë politologu Krasniqi.

Puna pa vizion

Njohësi i çështjeve politike Blerim Burjani ka thënë se kjo qeveri ka probleme me njohuri elementare, pasi njerëz të tillë tentojnë të përfitojnë dhe të bëjnë sa më shumë argatë për veti apo përbërës në administratë.

Image
Blerim Burjani

Ai ka thënë se kjo qeveri ka detyruar të hartojë program qeveritar administratë e shtetit e cila nuk është e thirrur të hartojë program qeveritar apo vizion.

“Aty zaptohen programe dhe vizion që sjellë qeveria , sepse ata njerëz janë të pa aftë, ata nuk din të shkruajnë asnjë komunikatë për gazetë se leje më të bëjnë programe.

Administrata i ka punët e veta, të rregulluara me ligj, dhe nuk ka se çka të përzihet mandatari në administratë fare as me orar e as me asgjë. Ata e respektojnë ligjin për shërbime civile dhe këtu përfundon e gjitha. Ata si administratë dhe punëtorë administrativë nuk merren me program e as me vizion të partive dhe qeverive sepse ata si qeveri duhet të kenë program, masa dhe vizion”, ka thënë Burjani.

Premtimi euforik

Image
Hidajet Ahmeti

Ndryshe, analisti politik Hidajet Ahmeti duke folur rreth kësaj çështje ka thënë se kjo gjë më shumë  ka qenë një premtim euforik se sa me përmbajtje substanciale, pasi që ndërprerja e marrëdhënies së punës së një nëpunësi civil apo punëtori në institucionet publike  është i rregulluar shumë mirë edhe qartë.

Sipas tij, ligji mbi shërbimin civil, ligji i punës dhe aktet tjera nënligjore rregullojnë shumë mirë përgjegjësitë, kompetencat dhe të drejtat e nëpunësve civil dhe punëtorëve  të cilët punojnë në institucionet publike.

“Premtimi i tij më shumë ka qenë premtim euforik e i rastit se sa i menduar mirë, pasi që hallka zingjirore e menaxhimit të institucioneve publikë është i rregulluar në mënyrë hierarkike.  Haradinaj është shumë i vetëdijshëm për fuqinë  e tij politike e vendimmarrëse, por premtimet e tilla popullsitë do të mbeten fraza boshe të tij. De jure zoti Haradinaj është Kryeministër i Republikës së Kosovës, por de facto Qeveria Haradinaj ka shumë zotë shtëpie”, ka thënë Ahmeti.

Pafuqia e Haradinajt për marrjen e vendimeve

Ai ka theksuar se çdo tentative e Haradinajt për të bërë ndryshime substanciale do të jetë vetëm në potencë, por faktikisht nuk mund të ndodhë asnjëherë brenda mandatit të tij qeverisës.

“Në njërën anë kemi Listën Serbe, e cila është determinues në shumë procese të rëndësishme për vendin, kurse në anën tjetër kemi PDK-në e cila dirigjon politikat e kësaj qeverie. Në gjuhën praktike mundë të përkthehet kështu, zoti Haradinaj është një Kryeministër i pafuqishëm politikisht dhe i dobët në vendimmarrje, që një gjë e tillë do të faktohet dita e ditës”, është shprehur analisti politik Ahmeti.

Ndërsa analisti politik Islam Krasniqi, ka thënë se premtimet e Haradinajt nuk mund të plotësohen të gjitha, sepse ai është kryeministër por nën ombrellën e PDK-së, çka do të thotë së pa pajtimin e PDK-së nuk mund të ndërmarr një vendim të tillë.

Image
Islam Krasniqi

"Nuk mund të lëviz si i lirë Haradinaj sepse ai nuk ka fituar si i vetëm, por u shkri ne PDK dhe tash duhet ti respektoj edhe mendimin e koalicionit. Shefi qeveris ka premtuar punësim për të gjithë, e ai s’mund ti largoj as ta reduktoj numrin e shërbyesve civil pa ju bërë një zgjedhe më të mirë për ta, sepse një gabim i vogël mund edhe t’ia shkurtoj jetën kësaj qeverie, e cila qysh me themelimin e sajë ka mbetur në luhaj”, ka thënë analisti politik Islam Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat