Frika e Qeverisë për Rikalon, ja pse Kuvendi s’po mban seancë

Politika

Frika e Qeverisë për Rikalon, ja pse Kuvendi s’po mban seancë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 29 shtator 2017 Në ora: 17:06
Nenad Rikallo

Që nga 9 shtatori Kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtur seancë, për këtë është kritikuar edhe nga shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Por, kjo po vlerësohet se po bëhet për shkak të fushatës së zgjedhjeve lokale të cilat priten të mbahen me 22 tetor, po ashtu mund të jetë që Qeveria e Kosovës nuk ka plan qeverisjes për të prezantuar para deputetëve të Kuvendit.

Image
Faton Mehmeti

Analisti politik, Faton Mehmeti ka komentuar për “Bota sot” kritikat e Bashkimit Evropian për mos mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se këto kritika janë të drejta dhe se kjo mungesë e mbajtjes së këtyre seancave është e pashpjegueshme.

“Kritikat e BE ndaj kuvendit për mos mbajtën e asnjë seance parlamentare  është e drejte dhe në harmoni me nevojat e qytetarëve të vendit. Është e pashpjegueshme mungesa e mos mbajtjes së seancave, derisa hallet e qytetarëve janë shumë të mëdha”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka thënë se deputetët duhet të paguhen vetëm për seanca, jo të kenë paga shtesë.

“Deputet po marrin para pa asnjë mund, prandaj është e nevojshme që deputet të paguhen vetëm për seanca, jo të kenë pagë tjetër. Kosova ka Kuvendin e s`janë të padobishëm, përkundrazi më të rëndin që mbartin mbi supet e tyre qytetarët”, ka thënë Mehmeti.

Sipas mendimit të tij, mos mbajtja e këtyre seancave po bëhet për shkak të programit të Qeverisë së Kosovës si dhe për çështjes së Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.

“Mendimi im është se mosmbajtja e asnjë seance ka të bëjë me programin e vaket të qeverisë, pastaj çështja e ministrit Rikallo etj. Këto dy mendoj se janë më të mundshme, e para se qeveria vërtet s`ka ndonjë program zhvillimor por veç përgjithësime, ndërsa tek ministri Rikallo ka frikë qeveria se do të përballet me trysni të deputeteve pa qenë në gjendje që të shkarkojë atë. Ky është Kuvendi më i varfër nga substanca, rrjedhimisht edhe pritet të jetë Kuvendi më i padobishëm për qytetarët e Kosovës”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat