Eksperti i sigurisë: Ja çfarë fshihet pas sulmeve serbe në veri të Kosovës

Politika

Eksperti i sigurisë: Ja çfarë fshihet pas sulmeve serbe në veri të Kosovës

Nga: A.Zh Më: 30 shtator 2017 Në ora: 16:56
Policia e Kosovës

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, ka komentuar lidhur me sulmet e fundit e Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ai ka thënë se këto sulme tregojnë se fytyrën e vërtetë të Serbisë, qëllimi i së cilës është destabilizimi i Kosovës.

Image
Hajrullah Tërnava

“Serbia po cenon territorin e Kosovës, sepse kjo pjesë e veriut është pjesë e territorit të Kosovës. Këto sulme ndaj Policisë së Kosovës, po e tregojnë fytyrën e vërtetë të Serbisë, e cila po mundohet që në çdo mënyrë të destabilizojë Kosovën. Tani edhe kjo Qeveria e re e Kosovës, që e filloi punën e saj me përbërje edhe me Listën serbe, që mezi i mblodhi vetëm 61 vota, në rast nevoje e tërë qeveria është e varur nga kjo Listë dhe çdo herë është kërcënim që kjo qeveri mund të rrëzohet kur të dojë Lista serbe”, është shprehur Tërnava në prononcimin për gazetën “Bota sot”.

Ai ka thënë se qëllimi i sulmeve serbe, është t’i tregohet botës se është investuar gabimisht në formimin e shtetit të Kosovës.

“Qëllimi i këtyre sulmeve nga ana e popullsisë serbe, është t’i tregohet botës se gabimisht është investuar në formimin e një shtetit inegzistent të Kosovës. Ajo popullatë kurrsesi nuk i pranon ligjet e Kosovës, sepse është e banuar me shumicë serbe”, ka shtuar eksperti i sigurisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat