Vrasjet politike në duar të Gjykatës Speciale

Politika

Vrasjet politike në duar të Gjykatës Speciale

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 2 tetor 2017 Në ora: 18:49
Disa nga viktimat e vrasjeve politike

“Nga këto përflitje s’do të dalë asgjë, përpos manovër e qartë politike e iniciuar nga klani "Pronto" për të bërë manovra që vetë t’i ikin përndjekjes në këmbimet e bashkëpunimit për t’i zbuluar vrasjet nga ana e Gjykatës Speciale. Klani "Pronto" e di se me gjykatat në Kosovë mund të manipulojnë, prandaj dëshirojnë që disa raste t’i mbyllin nga gjykatat tona, që të reduktojnë rastet e përndjekjes nga Gjykata Speciale. Kjo është logjika dhe lidhja zingjirore e krijuar nga klanet kriminale, që janë pjesë e politikës dhe komandojnë tërë sistemin e drejtësisë”, thotë Faton Mehmeti.

Ditë më parë ish deputeti Gani Geci kishte marrë një ftesë për tu paraqitur para panelit të Gjykatës së Apelit. Kjo ftesë bëri që të reagojnë familja Geci, duke kërkuar nga politikanët që të mos fusin duart në drejtësi.

Përmes një postimi në Facebook, Halil Geci kishte dhënë edhe informacione të tjera, madje duke thënë se ata e dinë kush ka organizuar atentatin ndaj Gani Gecit, ku mbetën të vrarë Bekim Kastrati, gazetar i gazetës Bota sot dhe Besim Dajaku, truproja i presidentit Rugova.

“Ne i dimë me emër e me mbiemër se kush janë komplotistët kundër familjes tonë .Ne i dimë me emër e me mbiemër se kush ishin atentatorët që na e plagosën vëllain tonë me 19. 08. 1998....

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat