Blerim Shala zyrtarisht pjesë e kabinetit të presidentit Thaçi

Politika

Blerim Shala zyrtarisht pjesë e kabinetit të presidentit Thaçi

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 16:37
Blerim Shala

Koordinatori i përjetshëm i dialogut me Serbinë, Blerim Shala, i është bashkuar ekipit të Këshilltarëve të Presidentit Hashim Thaçi.

Kjo është konfirmuar nga vet Shala.

“Po jam bërë”, ka thënë shkurt ai.

Shala në Zyrën e Shefit të Shtetit pritet të ketë rolin e njëjtë sikur deri më tash. Të koordinojë dialogun që do të udhëhiqet nga Hashim Thaçi.

Kujtojmë, se Shala sot është parë së bashku me këshilltar të tjerë të presidentit Thaçi gjatë një takimi me një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të drejtuar nga Pierre Heilbronn, Nënkryetar për Politika dhe Partneritete.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat