Tërnava: Kjo e pret Haradinajn nëse nuk ua formon Asociacionin serbëve

Politika

Tërnava: Kjo e pret Haradinajn nëse nuk ua formon Asociacionin serbëve

Nga: Arbnore Zhushi Më: 7 tetor 2017 Në ora: 15:58
Ramush Haradinaj, Nenad Rikalo

Në komunat veriore të Kosovës, kohëve të fundit janë shtuar sulmet ndaj popullsisë shqiptare. Duke folur në lidhje me këto, eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, ka thënë Serbia nuk do të dorëzohet në tentimet për krijimin e “Zajednicës” serbe me autonomi dhe me kompetenca të plota kushtetuese të Kosovës si dhe të qeverisë këtë pjesë të Kosovës.

Në rast se kjo nuk ndodhë, eksperti Tërnava, ka vlerësuar se Lista serbe, përmes mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj, do të sjellë zgjedhjet e reja.

Image
Hajrullah Tërnava

“Ajo pjesë është e banuar me shumicë serbe, ata duan të formohet “Zajednica” serbe me autonominë e saj me kompetenca të plota kushtetuese të Kosovës dhe të qeverisë atë pjesë të veriut e pavarur. Kësi raste do të përsëriten shpesh dhe do të tentohet deri në realizimin e qëllimeve të tyre. Nëse kjo nuk do të jep rezultate, Lista serbe do t’i tregojë mosbesim Qeverisë Haradinaj dhe do të shkohet në zgjedhje të reja”, është shprehur ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Më tej, ai ka paralajmëruar se situata e brishtë e sigurisë që po mbretëron në Kosovë, do të vazhdojë derisa të bëhen reforma të mëdha, në të gjitha institucionet e Kosovës.

“Pa një qeveri të fortë shqiptare, ku do ta ketë numrin absolut të madh të votave në të, as që mund të ndyshojë kjo situatë dhe gjithnjë do të ketë probleme të kësaj natyre. Por, në tërësi, situata e brishtë e çështjes së sigurisë që po mbretëron në Kosovë, do të vazhdojë kështu derisa derisa të bëhen reforma të mëdha në të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës, sidomos brenda Policisë së Kosovës. Në vendet më të rëndësishme, njerëzit më të aftë dhe më të pastër para ligjit, vihen në pushtet, ku gjithkush në baza të pavarura dhe në bazë të hierarkisë të paraparë me ligjin mbi punët e brendshme të Kosovës, do t’i kryejnë punët e tyre të pavarura e në bazë të ligjit, i cili u jep kompetenca për kryerjen e punëve të tilla të parapara më ligj”, ka thënë eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat