Mundësia e fitores së Vetëvendosjes është edhe në Istog

Politika

Mundësia e fitores së Vetëvendosjes është edhe në Istog

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 8 tetor 2017 Në ora: 19:06
Agron Avdijaj

Në një intervistë për “Bota sot” Agron Avdijaj kandidat për kryetar të Komunës së Istogut, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka treguar se cilat janë prioritet e tij në rast se ai zgjidhet kryetar komune. Ai është shprehur i bindur që në bastionin më të madh të LDK-së do të fitoj bindshëm pasi sipas tij, Vetëvendosje ka pasur dhe vazhdon të ketë rritje të madhe të votuesve.

Avdijaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje të gjithë qytetaret e Kosovës i sheh të barabartë. Ai nuk ka dashur të flas për nivelin qëndron apo Vetëvendosjen si opozitë, duke thënë se është duke u marrë vetëm më zgjedhjet lokale në Istog.

Bota sot: Cili është programi qeverisës për Istogun nga vetëvendosje ne krye më juve Z. Avdijaj?

Agron Avdijaj: Programi qeverisës është përmbledh në 15 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Istogun

Ngritja e fondeve dhe planifikimi i rivitalizimit të sistemit të ujitjes dhe zgjerimi i rrjetit për ujitjen e tokave bujqësore; - Planifikimi për zgjerim,  mirëmbajtja e rregullt, identifikimi i humbjeve dhe parandalimi tyre.

Renovimi dhe modernizimi i tregut të gjelbër të qytetit për prodhimet e fermerëve të komunës. Si dhe rritja e buxhetit për subvencione dedikuar bujqve/prodhues të vegjël.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat