“Specialja ia ka dridhur këmbët Thaçit”, ja pse tash ka dalë kundër Gjykatës Speciale

Politika

“Specialja ia ka dridhur këmbët Thaçit”, ja pse tash ka dalë kundër Gjykatës Speciale

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 9 tetor 2017 Në ora: 14:20
Hashim Thaçi

Kritikat e papritura të presidentit Hashim Thaçi rreth Gjykatës Speciale, e cila pritet të gjykoj vetëm shqiptarët për krime luftë gjëja ndaj serbëve në Kosovë, po shihet si një tregues se edhe vet ai mund të jetë si i akuzuar potencial nga ana e këtij subjekti juridik.

Më herët kreu i shtetit në një tryezë për perceptimin e qytetarëve të Kosovës rreth Gjykatës Speciale, ka thënë se tek qytetarët e Kosovës, ekziston një ndjenjë që kjo gjykatë nuk do të nxjerr pajtim mes komuniteteve në vend.

Image
Jeton Kelmendi

Por, analisti Jeton Kelmendi këto deklarata i sheh si mundësi që presidenti Thaçi të ketë kuptuar diçka se mund atij mund t’i ngritët ndonjë aktakuzë.

“Thaçi e ka ditur që Gjykata Speciale ka qenë e dëmshme për Kosovën, por ai ka pasur hall që të shpëtoj vet, sepse ka menduar se atje do të shkojnë politikanët e tjerë për të cilët nuk e ka shumë telashe. Tani si duket Gjykata Speciale mund t’ia këtë dridhur këmbët e tij, dhe tash ai ka filluar ta kundërshtoj atë. Megjithatë, tash është vonë sepse gjykata është një akt juridik, i cili do të veprojë pavarësisht kritikave të tij”, tha për “Bota sot”, analisti Jeton Kelmendi.

“Ky njeri është i papërgjegjshëm dhe me veprimtarinë e tij politike shumë herë e ka dëmtuar Kosovën dhe fatin e saj. Prandaj më duket i pakuptimtë edhe ndryshimi i tij për Gjykatën speciale, kur vet Thaçi e ka sjellë atë”.

Ai thotë se Gjykata Speciale është sinonim i presidentit Thaçi.

“Në fakt, Thaçi është sinonim i Gjykatës Speciale, sepse ajo ka ardhur duke u përmendur emri i tij.. Prandaj mund të jetë e vërtetë kjo që e ka thënë sot ai se Kosova nuk ka përfituar asgjë nga Gjykata Speciale as liberalizim të vizave, asnjë proces tjetër në integrimin e Bashkimit Evropian”, shtoi Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat