Paralajmërimi për Thaçin e Veselin: Ethet e Speciales janë gjithkah, nuk do të mund t’i ikin Gjykatës

Politika

Paralajmërimi për Thaçin e Veselin: Ethet e Speciales janë gjithkah, nuk do të mund t’i ikin Gjykatës

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 9 tetor 2017 Në ora: 16:51
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Hashim Thaçi, president i Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotme ka adresuar kritika ta ashpra ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Thaçi ka thënë se ndërkombëtarët nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna në këmbim të themelimit të Gjykatës Speciale.

“Vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale, erdhi si nevojë politike ndërkombëtare e akterëve ndërkombëtar, se sa për drejtësi të mirëfilltë. Pranimi ndodhi në rrethana imponuese diplomatike ndërkombëtare nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtar, me arsyetimin se duhet të kënaqin akterët tjerë në veçanti Beogradin dhe Rusinë, që kjo çështje të mos delegohen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Që ta ruajmë partneritetin strategjik me SHBA dhe BE dhe NATO-n, pranova ta udhëheq një proces të padrejtë historik ndaj Kosovës, përkundër opinionit masiv politik dhe qytetar ndaj kësaj gjykate. Nga BE na u premtua se do  të mund të aplikonim për anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës, që do të ndodh liberalizimi i vizave shpejtë, se do të kemi mbështetje masive për anëtarësim në UNESCO, se do të themelonin Forcat e Armatosura shpejtë dhe se do të kemi njohje të reja. Kosova mbajti fjalën, themeloi e gjy katës, bashkësia ndërkombëtare asnjë nga këto premtime nuk i realizoi, përkundrazi Kosovës iu vështirësua integrimi euroatlantik”, ka deklaruar presidenti Thaçi.

Por, lidhur me kritikat e Thaçit drejtuar ndërkombëtarëve, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Haki Abazi, thotë se ethet e Gjykatës Speciale janë gjithkah, dhe se Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk do të mund t’i ikin kësaj gjykate.

“Ethet e Gjykatës Speciale janë gjithkah. Gabimin fatal te pranimit të Gjykatës Speciale po duket që kësaj radhe do ta paguajnë ata që e kane pranuar këtë gjykatë. Unë jam i bindur që prapa idesë së pranimit ka qenë që dikush tjetër të dërgohet në këtë gjykatë dhe te viktimizohet sikur në procesin e Hagës qe u dërgua Haradinaj dhe Limaj por kësaj radhe si duket nuk do të mund të ik vet Thaçi dhe Veseli meqë ata janë të apostrofuarit kryesor në akuzat e Dick Martit.  Mendoj që njerëzit duhet dhe e kanë kuptuar që pranimi Gjykatës Speciale ka qenë një lojë e njëjtë sikur Russian Roulete”, është shprehur Abazi për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat