Media zvicerane: Kroacia dhe armiqësitë e saj me shtetet fqinje, si u kthye Kroacia nga shpresë në zhgënjim për BE

Politika

Media zvicerane: Kroacia dhe armiqësitë e saj me shtetet fqinje, si u kthye Kroacia nga shpresë në zhgënjim për BE

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 9 tetor 2017 Në ora: 18:56
Presidentja kroate Grabar-Kitarovic

Katër vjet pas anëtarësimit të shtetit më të ri në BE, mbetet përtej çdo parashikimi pas pritshmërive. Në vend që Kroacia të merr një rol udhëheqësi për shtetet fqinje - ajo grindet me fqinjët dhe veten, shkruan gazetari Andreas Ernst për “NZZ”.

Katër vjet kanë kaluar që kur Kroacia është pjesë e “familjes europiane”. U zhgënjyem nga shpresat që të kthehet në shtet me ekonomi në zhvillim dhe rol udhëheqës për rajonin. Akoma vendi ka të ardhura 40 përqind ndër mesataren e BE dhe administrata e ka problem thithjen e fondeve nga BE. Me shtetet fqinje ajo sillet në mënyrë të paparashikueshme. Ka probleme të pazgjidhura me Slloveninë, Hungarinë si dhe Bosnjën dhe Serbinë.

Javët e fundit arriti majat problemi kufitar me Slloveninë mbi gjirin e Piranit në Adriatik. Zagrepi mohon të pranojë Gjykatën Ndërkombëtare, që dy të tretat e Gjirit ti takojnë Sllovenisë. Kroacia kërkon rigjykim të çështjes, pas një skandali, ku një gjykatës slloven i kishte dhënë qeverisë së tij informacione konfidenciale.

Megjithatë pas skandalit Gjykata ndryshoi trupën, por Kroacia prej atëherë e ka shpallur vendimin të pavlefshëm dhe kërkon një rigjykim. Sllovenia në anën tjetër mendon të padisë Kroacinë në Gjykatën e BE dhe kërcënon që të bllokojë anëtarësimin e Zagrebit. Kontesti për Kroacinë me bregdet të gjatë mbi të gjitha bëhet fjalë për prestigjin e saj.

Akoma më pak të kuptueshme janë sjelljet e Kroacisë me Bosnjën. Presidentja kroate Grabar-Kitarovic, thekson se dhjetëra mijëra fundamentalistë muslimanë janë të gatshëm për “Luftën e shenjtë” drejt Europës. Kjo është marrëzi. Në fakt pas luftës janë rritur numri i fundamentalistëve, por vetëm një pakicë e vogël janë angazhuar në luftrat e Lindjes së Mesme. Ndaj deklaratave reagoi edhe myftiu i Bosnjës, Husein Kavazovic. Polemika mes dy shteteve është edhe ura mbi Peljesac, përcjell botasot.info.

Stabiliteti fragjil i Bosnjës në fakt varet nga Serbia dhe Kroacia. Zagrebi dhe Beogradi kanë përgjegjësi direkte mbi situatën në Bosnjë, sepse ata kanë ndikim të madh te komuniteti serb dhe kroat në Bosnjë, përcjell botasot.info.

Kroacia ka kontestime edhe rreth kontrollit mbi Firmën e Naftës INA me Hungarinë, ndërsa me Serbinë për Tregtinë e Lirë.

Problemet me vetëveten

Pse gjithë këto probleme kanë një peshë të madhe, autori i shkrimit jep dy përgjigje: e para se kryeministri Plenkovic disponon një shumicë të thjeshtë dhe qeveria e tij varet nga mbështetja e partive të vogla nacionaliste. E dyta në Kroaci ka filluar një “Luftë kulturore”, veçanërisht për historinë pas Luftës së Dytë Botërore. Në kampin e përqëndrimit Jasenovac, ku janë vrarë 80.000 serbë, romë dhe hebrenj, veteranët e luftës për pavarësi nga 1992-1995 kanë ngjitur një pllakatë përkujtimi. Shpesh te ushtarakët kroatë mund të vërehet përshëndetja fashiste “Për Atdheun - Gati!”. U desh dhjetë muaj negociata të vështira mes qeverisë dhe veteranëve për ta larguar pllakatën nga aty, për ta dërguar dhjetë kilometra larg kampit.

Ndërkohë, u zhvillua një debat i papërshkrueshëm, në të cilin presidentja donte të rehabilitonte pllakatën fashiste si një slogan të vjetër kroat, i cili më vonë gjëja u keqkuptua. Marrëdhënia e pazgjidhur me historinë, lufta kulturore që ka kapluar vendin dhe drejtimi i tmerrshëm drejt të djathtës - e gjithë kjo pengon qeverinë e Plenkovicit të bëjë më shumë drejt anëtarësimit të vështirë drejt BE./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat