Thaçi zbrazë mllefin ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare

Politika

Thaçi zbrazë mllefin ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 10 tetor 2017 Në ora: 08:06
Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 10 tetor 2017 Në ora: 08:06
Hashim Thaçi, në panelin e organizuar për Gjykatën Speciale

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në panelin e organizuar nga OJQ-të: Integra, CPT, PAX, me temën : "Përceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: Rreziqet dhe mundësitë, tha se Kosova është treguar me lojale, por është ndëshkuar më së shumti.

“Vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale, erdhi si nevojë politike ndërkombëtare e akterëve ndërkombëtar, se sa për drejtësi të mirëfilltë. Pranimi ndodhi në rrethana imponuese diplomatike ndërkombëtare nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtar, me arsyetimin se duhet të kënaqin akterët tjerë në veçanti Beogradin dhe Rusinë, që kjo çështje të mos delegohen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Që ta ruajmë partneritetin strategjik me SHBA dhe BE dhe NATO-n, pranova ta udhëheq një proces të padrejtë historik ndaj Kosovës, përkundër opinionit masiv politik dhe qytetar ndaj kësaj gjykate. Nga BE na u premtua se do  të mund të aplikonim për anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës, që do të ndodh liberalizimi i vizave shpejtë, se do të kemi mbështetje masive për anëtarësim në UNESCO, se do të themelonin Forcat e Armatosura shpejtë dhe se do të kemi njohje të reja. Kosova mbajti fjalën, themeloi e gjy katës, bashkësia ndërkombëtare asnjë nga këto premtime nuk i realizoi, përkundrazi Kosovës iu vështirësua integrimi euroatlantik”, ka deklaruar presidenti Thaçi.

“Ethet e Gjykatës Speciale janë gjithkah”

I ftuar në panel ishte edhe Ambasadori i Britanisë në Kosovë Ruairi O'Connel, i cili është larguar nga salla ku po mbahej debati për Gjykatën Speciale, kur presidenti i Kosovës hodhi këto akuza të ashpra ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare.

Pasi Thaçi tha se Bashkësia Ndërkombëtare ka tradhtuar Kosovën,  sepse kishte premtuar liberalizim vizash, anëtarësim në UNESCO e Këshillit të Evropës në këmbim të Gjykatës Speciale, ambasadori i Britanisë në Kosovë Ruairi O’Connel ka lëshuar sallën duke mos e dëgjuar deri në fund presidentin.

Image
Haki Abazi

Lidhur me kritikat e Thaçit drejtuar ndërkombëtarëve, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Haki Abazi, thotë se ethet e Gjykatës Speciale janë gjithkah, dhe se Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk do të mund t’i ikin kësaj gjykate.

“Ethet e Gjykatës Speciale janë gjithkah. Gabimin fatal te pranimit të Gjykatës Speciale po duket që kësaj radhe do ta paguajnë ata që e kane pranuar këtë gjykatë. Unë jam i bindur që prapa idesë së pranimit ka qenë që dikush tjetër të dërgohet në këtë gjykatë dhe te viktimizohet sikur në procesin e Hagës që u dërgua Haradinaj dhe Limaj por kësaj radhe si duket nuk do të mund të ik vet Thaçi dhe Veseli meqë ata janë të apostrofuarit kryesor në akuzat e Dick Martit. Mendoj që njerëzit duhet dhe e kanë kuptuar që pranimi Gjykatës Speciale ka qenë një lojë e njëjtë sikur Russian Roulete”, është shprehur Abazi për gazetën “Bota sot”.

Edhe drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci ka dalë me një mendim lidhur me kritikat e presidentit Thaçi ndaj formimit të Gjykatës Speciale.

Image
Lulzim Peci

Thaçi mund të jetë vet i akuzuar

Ai ka shkruar se nëse Gjykata Speciale për shkak të përfitimeve të ndonjë individi, është një mjerim i madh për Kosovën.

“Mendoj se Gjykata Speciale u bë se nuk patëm zgjidhje, dhe jo për shkak të "përfitimeve" të mundshme nga bashkësia ndërkombëtare. Por, nëse me të vërtetë është pranuar Gjykata Speciale për shkak të "përfitimeve" te mundshme, atëherë mjerimi nuk ka tjetër emër dhe mbiemër”, ka shkruar Peci.

Kritikat e papritura të presidentit Hashim Thaçi rreth Gjykatës Speciale, e cila pritet të gjykoj vetëm shqiptarët për krime luftë gjoja ndaj serbëve në Kosovë, po shihet si një tregues se edhe vet ai mund të jetë si i akuzuar potencial nga ana e këtij subjekti juridik.

Më herët kreu i shtetit në një tryezë për perceptimin e qytetarëve të Kosovës rreth Gjykatës Speciale, ka thënë se tek qytetarët e Kosovës, ekziston një ndjenjë që kjo gjykatë nuk do të nxjerr pajtim mes komuniteteve në vend.

Thaçi sinonim i speciales

Por, analisti Jeton Kelmendi këto deklarata i sheh si mundësi që presidenti Thaçi të ketë kuptuar diçka se mund atij mund t’i ngritët ndonjë aktakuzë.

Image
Jeton Kelmendi

“Thaçi e ka ditur që Gjykata Speciale ka qenë e dëmshme për Kosovën, por ai ka pasur hall që të shpëtoj vet, sepse ka menduar se atje do të shkojnë politikanët e tjerë për të cilët nuk e ka shumë telashe. Tani si duket Gjykata Speciale mund t’ia këtë dridhur këmbët e tij, dhe tash ai ka filluar ta kundërshtoj atë. Megjithatë, tash është vonë sepse gjykata është një akt juridik, i cili do të veprojë pavarësisht kritikave të tij”, tha për “Bota sot”, analisti Jeton Kelmendi.

“Ky njeri është i papërgjegjshëm dhe me veprimtarinë e tij politike shumë herë e ka dëmtuar Kosovën dhe fatin e saj. Prandaj më duket i pakuptimtë edhe ndryshimi i tij për Gjykatën speciale, kur vet Thaçi e ka sjellë atë”.

Ai thotë se Gjykata Speciale është sinonim i presidentit Thaçi.

“Në fakt, Thaçi është sinonim i Gjykatës Speciale, sepse ajo ka ardhur duke u përmendur emri i tij.. Prandaj mund të jetë e vërtetë kjo që e ka thënë sot ai se Kosova nuk ka përfituar asgjë nga Gjykata Speciale as liberalizim të vizave, asnjë proces tjetër në integrimin e Bashkimit Evropian”, shtoi Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat