Ramush Haradinaj po rrëshqet drejt dështimit

Politika

Ramush Haradinaj po rrëshqet drejt dështimit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 10 tetor 2017 Në ora: 18:56
Ramush Haradinaj

Përveç shkarkimeve të anëtarëve të disa bordeve që kanë ndodhur sapo Ramush Haradinaj është bërë kryeministër, muaji i parë i qeverisë se vendit nuk mund të veçohet për asgjë të mbarë. Madje, si dështime të Haradinajt po konsiderohet edhe tërheqja nga aplikimi në organizata ndërkombëtare, INTERPOL dhe UNESCO. Analistet politik vlerësojnë se  kjo qeveri nuk është afatgjatë dhe se shumë shpejt mund të kemi zgjedhje të reja. Po ashtu analistet vlerësojnë se kjo qeveri ka probleme të funksionimit dhe qëndrueshmërisë.

Pritjet se një opozitë e fortë në Kuvendin e Kosovës do të kërkojë edhe llogaridhënie dhe përgjegjësi nga Qeveria e vendit duket se nuk po dalin pozitive. Dy partitë opozitare më të mëdha në Kuvend Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është pritur të jenë të më zëshme ndaj qeverisë se Haradinaj, duke u nisur nga fakti se si dhe më kë është krijuar kjo qeveri, por po ndodh krejtësisht e kundërta. Përfaqësues të dy partive opozitare nuk dëshirojnë të japin një qëndrim në lidhje me muajin e parë të Qeverisë se Kosovës sa i përket punës së saj.

Përveç shkarkimeve të anëtarëve të disa disa bordeve që kanë ndodhur, sapo Ramush Haradinaj është bërë kryeministër, muaji i parë i qeverisë se vendit nuk mund të veçohet për asgjë të mbarë. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat