Një grua për Mitrovicën: Do të kontribuojë për paqe në qytetin tim

Politika

Një grua për Mitrovicën: Do të kontribuojë për paqe në qytetin tim

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 10 tetor 2017 Në ora: 19:36
Valdete Idrizi

Në një intervistë për “Bota sot”, kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi thotë se është e sigurt se Mitrovica do të udhëhiqet nga një grua  mandatin e ardhshëm. Ajo ka folur për planet e saj, për qeverisjen e kaluar e për arsyet pse duhet votuar atë. Ajo flet si një qytetare mitrovicas, që mezi pret të qeverisë me qytetin e saj dhe të zgjidh problemet që deri tani i ka parë nga këndi i qytetarit.

“Bota sot”: Pse i keni hyrë garës për të parën e Mitrovicës?

Valdete Idrizi: Mitrovica gjithmonë ka qenë pika ime e dobët. Jam shumë e lidhur me qytetin tim.  Pas shumë viteve si aktiviste e shoqërisë civile kam dhënë kontribut në të mirë të qytetit, si themeluese e shumë organizatave dhe si lidere kam arrit që të sjellë të mira këtij qyteti, megjithatë, gjithmonë kam menduar se unë mund të bëj më shumë, marrë parasysh faktin se si lidere e shoqërisë civile e si qytetare aktive nuk e kisha fuqinë ekzekutive për t’i ndryshuar gjërat, pra të gjithë ata procese që kishin nevojë për t’iu dhënë kahje tjetër. Gjithherë kam qenë e interesuar t’i shoh gjërat se çfarë drejtimi po marrin. Ndjehesha jashtëzakonisht keq kur shumë procese, projekte dhe iniciativa nuk adresoheshin si duhet. U binda se tani më nuk mund të rri idiferente.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat