Fatet e Koalicionit PANA ndahen në Kullë e Çakorr

Politika

Fatet e Koalicionit PANA ndahen në Kullë e Çakorr

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 11 tetor 2017 Në ora: 19:08
Liderët e koalicionit PANA

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi mbetet nyja e pazgjidhur për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj që rrezikon të çoj edhe në prishjen e qeverisë të udhëhequr nga ai.Kjo për faktin se ministrat e PDK-së tash hapur po i kërkojnë Haradinajt që tërhiqet nga qëndrimi i tij lidhur me këtë marrëveshje.Kërkesa e fundit vije nga Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhuratë Hoxha e cila në një deklaratë për media ka deklaruar se demarkacioni me Malin e Zi është kriter i padiskutueshëm nga Bashkimi Evropian dhe sipas saj, kjo çështje nuk ka kthim mbrapa.

Nga ana tjetër, kryeministri Haradinaj këmbëngul se kjo marrëveshje duhet të rinegociohet pas fakteve shkencore të komisionit të ri për demarkacionin në krye me Shpejtim Bulliqin.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e ka opinionin dhe qëndrimin e vet rreth kësaj çështjeje duke mos e lënë pezull, por duke e shtyrë përpara procesin. Kryeministri është në pritje të marrë opinionin shkencor - gjetjet e komisionit të ri - dhe pastaj ai do të ndërmarrë hapat adekuat, në ndërtimin e një koncensusi institucional dhe shoqëror por edhe me aleatët startegjik të Kosovës që kjo çështje të zgjidhet në afat optimal”, kanë thënë për “Bota sot” përfaqësuesit e Zyrës së Kryeministrisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat