Shpërthen analisti politik ndaj Thaçit: Është një mashtrues ordiner, asnjëherë nuk ka qene i pranuar për ndërkombëtarët

Politika

Shpërthen analisti politik ndaj Thaçit: Është një mashtrues ordiner, asnjëherë nuk ka qene i pranuar për ndërkombëtarët

Nga: Naile Ejupi Më: 12 tetor 2017 Në ora: 15:39
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë ditë më parë se Kosovës i ishte premtuar liberalizimi i vizave, krijimi i ushtrisë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, në këmbim të themelimit të Gjykatës Speciale.

Këtë deklaratë të Presidentit, e kanë demantuar ndërkombëtarët, duke mohuar se ata i kanë premtuar “favore” Kosovës në këmbim të Speciales.

Analisti politik, Jeton Kelmendi, deklaratën e Presidentit e quan si mashtrim dhe tashmë demantimi i BE-së dhe SHBA-së, tregojnë se ai ka përdorur mashtrimet për t’u ngritur dhe fuqizuar politikisht.

“Deklaratat e Presidentit Thaçi se kishin premtime nga ndërkombëtarët që Kosova të prosperojë, të avansohet në procesin e integrimeve evropiane dhe me kusht që të kalojë Gjykata Speciale, për mendimin tim është e ditur që ka qenë një mashtrim që është bërë nga ky Hashim Thaçi i sotëm dhe atëherë Kryeministër i vendit. Demantimi që i është bërë nga ambasadorët e BE-së, së bashku me SHBA-në, tregojnë se ky njeri gjithmonë ka përdorur mashtrimet për t’u ngritur dhe fuqizuar politikisht. Pra, është një mashtrues ordiner, i cili ka përdorur çdo herë taktika materialiste për ta fuqizuar personalitetin e tij, kurtin e tij, partinë e tij. Në raport me ndërkombëtarët është një njeri që kurrë nuk ka mundur të jetë i pranueshëm, madje as nga 1/3 e kujdoqoftë” ka pohuar Kelmendi.

Image
Jeton Kelmendit

Sipas tij, SHBA-ja ndoshta i ka thënë Thaçit se do të jetë përballë Gjykatës Speciale.

“Ai ka përdorur taktika në figura të ndryshme ndërkombëtare, ata që kanë pasur impakt ka lujtur si shanto dhe një përparim e ka mbajtur pushtetin për kaq gjatë sa është në pushtet. Tani, populli ka kuptuar dhe është sikur dhelpra është i është djegur bishti dhe u kall dynjaja. Edhe, Thaçit i kanë thënë SHBA-të si duket se do të jetë përballë Gjykatës Speciale dhe atij po i duket se është djegur Kosova, ka humbur Kosova, por në fakt është njëri prej pikave të mashtrimeve që përdor vetëm për ta mbajtur veten dhe pushtetin e tij” ka theksuar Kelmendi.

Tutje, ai ka shtuar se Specialja nuk i bënë nder Kosovës, por është punë e dështuar.

“Kjo gjykatë nuk i ka bërë nder Kosovës, megjithatë edhe puna e gjykatës speciale është punë e dështuar. Ka kohë që ka filluar dhe nuk po konsolidohet dhe nuk i ka veprimet apo aktakuzat e para. Prandaj, unë jam skeptik në këtë dhe nuk mbajë shpresë edhe te kjo gjykatë, sepse fundja fundit lojtarët janë të ngjashëm në këtë pjesë, me ata që ishin UNMIK-u, EULEX-i etj. Megjithatë, një gjë jam shumë i sigurtë që kjo Gjykatë ndërkombëtare, qoftë edhe nëse nuk do të veprojë aspak, unë jam i sigurtë që ia ka futur frikën në palcë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe figurave të larta politike në Kosovë”, ka përfunduar Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat