Presidenti nuk e mban premtimin, ende nuk ka padi ndaj Serbisë për krimet në Kosovë - Bota Sot
Presidenti nuk e mban premtimin, ende nuk ka padi ndaj Serbisë për krimet në Kosovë

Politika

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Presidenti nuk e mban premtimin, ende nuk ka padi ndaj Serbisë për krimet në Kosovë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 12 tetor 2017 Në ora: 20:22
Hashim Thaçi

Në kohen kur është rikthyer Gjykata Speciale në diskutim dhe akuzat që Presidenti Thaçi hodhi ndaj ndërkombëtareve, për  institucionet e vendit po konsiderohet e rëndësishme që të bëjnë diçka më shumë për ta paditur Serbinë për krime lufte, ashtu siç edhe është premtuar.

Deri më tani, Kosova nuk ka bëre asgjë në këtë drejtim dhe se mundësitë për paditje ndaj Serbisë nuk janë aq bindëse, kur dihet edhe zhvillimi i bisedimeve me Serbinë.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, deputeti nga Lëvizja vetëvendosje Rexhep Selimi ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi sa ishte kryeministër ia kurdisi UÇK-së gjykatën speciale, me shpresën se do të mund të menaxhonte agjendën e saj kundër luftëtareve të UÇK-së dhe tash kur duket se kjo gjykatë do të veprojë, sipas tij, Thaçit po i djeg puna e saj.

“As nëse do ta padiste Qeveria e Kosovës Serbinë për krime lufte kjo nuk do ta mund ta vinte drejtësinë në vend, përderisa vetë kjo qeveri e ka bërë paraprakisht padrejtësinë ndaj çlirimtareve duke i dërguar në bankën e të akuzuarve.  Ajo çfarë ka bërë Thaçi me Gjykatën Speciale dhe deputetet që e kanë votuar atë është më e rendë sesa të tradhtonin kur ishin në luftë. Tash reagimi i Thaçit është krejt hipokrizi dhe tentim për manipulim të opinionit” ka thënë Selimi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test