Një dhëndërr i mirë si Ruairi O’Connelli

Politika

Një dhëndërr i mirë si Ruairi O’Connelli

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 13 tetor 2017 Në ora: 18:32
Ruairi O’Connell

Disa nga ambasadorët, në përgjithësi shpesh dalin nga petku i politikanit, përtej rolit të tyre duke u mishëruar me hallet dhe problemet e atij populli ku  veprojnë me punë. Rast i tillë është në Kosovë me ambasadorin në Prishtinë, Ruairi O’Connell, i cili është njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë dhe rajon. Ai flet rrjedhshëm shqip dhe frëngjisht, por komunikon mirë edhe serbo-kroatisht dhe rusisht. Përveç kësaj, ambasadori O’Connell është edhe dhëndër i shqiptarëve, i martuar me Elida (Ramadani) Lawton O’Connell, gazetare e Associated Press.

Mbase kjo ka ndikuar që ambasadori O’Connell të perjetoj dhe ndjej të keqën që ka përfshir Kosovën. Derisa ambasadorët tjerë, përveç atij amerikan, nuk iu kanë interesuar aq shumë dukuritë negative siç janë korrupsioni dhe nepotizmi. Veprim ky që është kritikuar nga ambasadori britanik, i cili disa herë  ka thënë se nuk pajtohet që ambasadorët nuk kritikojnë vazhdimisht korrupsionin e nepotizmin dhe problemet tjera të Qeverisë.

Kritikat e tij ndaj klasës politike në Kosovë kanë qenë të shpeshta, me të shpeshta se vetë  opozitës. Nje zë i vecantë, i fuqishëm dhe çdo herë në mbrojte të së drejtës. Ambasadori O'Connell, kishte reaguar edhe ndaj përgjimeve të aferës “Pronto”, duke theksuar se “se kjo nuk është e vetmja dëshmi që tregon se brenda institucioneve të Kosovës ka korrupsion ”, deklaratë kjo e thënë nga ambasadori i njëra ndër shteteve më të fuqishme të botës, do tç duhej të kishte ngre në alarm tërë sistemin e drejtësisë, i cili fatkeqësisht vdekur që moti.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat