Ish-anëtari i SHIK-ut ftohet nga Policia si dëshmitar, por ka një porosi për Thaçin dhe Grabovcin - Bota Sot
Ish-anëtari i SHIK-ut ftohet nga Policia si dëshmitar, por ka një porosi për Thaçin dhe Grabovcin

Politika

E premte, 17 nëntor 2017

Ish-anëtari i SHIK-ut ftohet nga Policia si dëshmitar, por ka një porosi për Thaçin dhe Grabovcin

Nga: A.Zh Më: 14 tetor 2017 Në ora: 15:37
Naim Miftari, Hashim Thaçi

Ish-anëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Miftari, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se është ftuar në cilësinë e dëshmitarin nga Policia për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë.

Në shkrimin e tij në Facebook, Miftari ka thënë se do t’i përgjigjet kësaj ftese, vetëm atëherë kur Hashim Thaçi, do të ulet në bankën e të akuzuarve për krim të organizuar dhe tradhti ndaj shtetit.

“Prap a...(shkolla e Stanishiqit nuk harrohet leht)

Prokuror apo avokat i presidentit prap ti a thuj shefit tand Hashim Thaqit por edhe vetes se nuk ju nxen aj djell....dotë shihemi vetëm atëhet kur ju të jeni jashta pushtetit dhe të ulur në banken e të akuzarve për krim të oganizuar dhe tradhti ndaj shtetit,tradhti ndaj UÇK, tradhti ndaj deshmove dhe të gjitha viktimav tjera të luftes.

(Ju a doti besonit jeten tuaj por edhe femijve tuaj dhe familjarve tuaj një prokurorit apo gjygjtarit që e kan sjell me detyr në at pozit Thaqi,Veseli,Grabovci,Syla apo Xhaviti.....)”, ka shkruar Naim Miftari në Facebook.

I kontaktuar nga gazeta “Bota sot”, ai ka thënë se nuk e din arsyen pse është ftuar si dëshmitar nga Policia e Kosovës. Madje ka thënë se gjendet jashtë vendit, por edhe nëse do të ishte në Kosovë, nuk do t’i përgjigjej kësaj ftese.

“Nuk e kam idenë pse jam thirr, pasi gjenden në Britani me punë, pra nuk gjendem në Kosovë. Por, sidoqoftë, edhe po të isha atje, nuk do t’i përgjigjegja thirrjeve të prokurorëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Adem Grabovcit, sidomos pas rastit kur më vun mjetin shpërthyes para ca javësh para derës. Raste të tilla kanë ndodhur edhe më herët, kur më ishte goditur shtëpia me armë automatike dhe bomba dorësh, kërcënime si rutinë të përditshme me vrasje fëmijësh e me vrasje të familjarëve të tjerë, pastaj tentimi të na vrisnin me veturë tek Tregu i Gjelbërt. Këto raste nuk ka mundur t’i zbardhë as EULEX-i, por as prokurorët e presidentit jo se jo”, është shprehur Miftari.

Ai ka thënë tutje se nuk mund t’i besoj jetën sistemit të dështuar të drejtësisë në Kosovë dhe të kapur nga “Thaçi me shokë”.

“Kush do t’i besonte jetën e vet ose jetën e familjarëve tjerë, një sistemi total të dështuar të drejtësisë në Kosovë dhe totalisht të kontrolluar dhe në duar të Hashim Thaçit me shokë”, ka pyetur ish-anëtari i SHIK-ut.

Miftari ka treguar se para disa muajsh ishte ftuar në bisedë nga prokurori, për të cilin ka thënë se e kishte liruar presidentin Thaçi nga akuzat për kidnapim të dy veprimtarëve të LDK-së.

“Edhe para disa muajsh, jam ftuar në një bisedë nga një prokuror, mik i presidentit tonë, i cili ishte kujdes para ca kohësh që ta lironte presidentin nga akuza për kidnapim dhe torturim të dy veprimtarëve të LDK-së, ishte kujdes Prokurori që ta takonte personalisht njërin nga viktimat (pjesëtar i LDK-së) me presidentin dhe viktima nga presioni ka heq dorë nga ndjekja penale. Kjo ndodhë vetëm në Kosovë, që prokurori i shtetit aranzhon si sekser (avokat), takime private në restorante në mes të dyshuarit dhe viktimës”, ka thënë ai.

Në fund të prononcimit për “Bota sot”, Miftari ka edhe një porosi për Thaçin dhe Grabovcin.

“Me presidentin Thaçi dhe Adem Grabovcin, do të shihemi gjithsesi në gjykatë, por jo në gjykatat e tyre, ku edhe gjyqtari, edhe prokurori, por edhe hetuesi dhe avokati, janë njerëz të tyre”, ka shtuar Naim Miftari.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test