“Thaçin, Veselin, Halitin e Sylën, nuk ka fuqi që mund ti shpëtojë nga burgu”

Politika

“Thaçin, Veselin, Halitin e Sylën, nuk ka fuqi që mund ti shpëtojë nga burgu”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 15 tetor 2017 Në ora: 18:41
Hashim Thaçi, Azem Syla, Kadri Veseli, Xhaviti Haliti

Ditëve të fundit, janë publikuar tri letra që kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ia kishte shkruar Presidentit Hashim Thaçi, në vitin 2003.  Lladrovci, kryetar i Drenasit dhe kandidat i PDK-së për këtë komunë, sipas medies insajderi, i ankohej Thaçit se shumë prej drejtuesve të UÇK-së e shihnin atë si spiun të shërbimeve të huaja. Mes tjerash përmendte vrasjen e Beadin Allaqit, një nga drejtuesit e UÇK-së në vrasjen e të cilit implikohet Hashim Thaçi në këtë letër. Publikimi i këtyre letrave, sipas analistëve ndërlidhet me Gjykatën Speciale dhe me aktakuzat të cilat pritet të ngriten nga kjo Gjykatë.

Analisti politik Skender Zogaj ka thënë se Gjykata Speciale ua ka fut frikën të gjithë atyre që e dinë se kanë bërë krime dhe që duhet të japin llogari për veprat e tyre të liga.Sipas tij, ditëve të fundit frika ka filluar të përfshijë edhe popullatën e gjerë sepse, ka indikacione që kriminelët do të përpiqen që të pengojnë Gjykatën Speciale ne çdo kusht, sepse kjo është e vetmja mundësi për t'iu shmangur drejtësinë. 

“Nga mundësitë e shumta është në lojë edhe varianti i protestave qytetare kundër Gjykatës Speciale, dhe kjo është gjëja më e rrezikshme sepse definitivisht Kosova dhe çështja shqiptare do të vihen në "rishqyrtim" politik e diplomatik ndërkombëtar, dhe seriozisht do të vihet në pikëpyetje statusi i Kosovës! Kjo është e sigurt prandaj unë mendoj se kërkohet guxim dhe vendosmëri që të gjitha institucionet të bashkëpunojnë me Gjykatën dhe ta ndihmojnë që e vërteta rreth krimeve të zbardhet plotësisht. Kjo dhe vetë kjo duhet t' i motivojë të gjithë qytetarët e Kosovës që ia duan të mirën vendit dhe vlerave të luftës, që duhet të pastrohen nga hipotekat e krimit! Komandantët e kanë rastin që ta thonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, edhe nëse kjo mund të jetë për dikë e hidhur”, ka thënë Zogaj

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat