Edhe një javë fushatë zgjedhore, analisti komenton si është karakterizuar ajo

Politika

Edhe një javë fushatë zgjedhore, analisti komenton si është karakterizuar ajo

Nga: Naile Ejupi Më: 15 tetor 2017 Në ora: 23:00

Kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë kohë që partitë politike t’i bindin qytetarët e Kosovës që t’i votojnë kandidatët e tyre për kryetarë të komunave.

Fushata zgjedhore e filluar në 22 shtator do të përfundojë të premten, ndërsa që nga fillimi i saj është karakterizuar me debate, përplasje, akuza e kundër akuza.

Analisti Blerim Burjani, e konsideron fushatën në përgjithësi të qetë, mirëpo sipas tij është monotone për shkak të kohës së zgjatjes.

“Fushata në përgjithësi është e qetë, është edhe monotone për shkak se një muaj fushatë është e veshtirë për qytetarët ta përcjellin, por edhe i lodhshëm për partitë. Pra, duhet të risihkiohet ligji për zgjedhjet dhe të reformohet në këtë temë, më shumë se 14 ditë nuk ka nevojë të ketë, gjatësi. E, kësaj periudhe ka pasur përdorim edhe të një gjuhe të ashpër në mes kandidatëve, por ka pasur edhe incidente dhe rrahje në debat televizive”, ka thënë Burjani.

Sipas Burjanit, këto zgjedhje nuk kanë qenë më të qeta, mirëpo ka pasur fushatë të dobët me premtime.

“Nuk mendoj se këto zgjedhje janë kane më të qetë se ato të mëhershme , ka pasur përplasje në mes kandidatëve të partive, ka pasur shumë pak seriozitet në trajtim të temave ekonomike lokale, ose fare, një fushatë e dobët me premtime shpesh herë jashtë kompetencave të pushteti lokal, të gjithë premtojnë shkolla, infrastrukturë rrugore, çerdhe të fëmijëve, nuk po shoh kurrfarë ndryshimi serioz në qasje. Pastaj, ajo çka bie në sy është se 80% të kandidatëve për asamble komunale janë njerëz të pa punë”, ka pohuar Burjani.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij,  partitë politike kanë kandidatë më tepër të rinj që sapo kanë përfunduar shkollimin dhe nuk kanë përvojë.

“Të rinjtë më së shumti kanë të gjitha partitë politike kanë kandidatë të rinj që sapo kanë përfunduar shkollimin universitar, pa përvojë në asnjë punë, e drejt në politikë si rezultat i papunësisë së madhe në vend. Varfëria e madhe dhe problemet sociale kanë bërë që ka kandidatë edhe këngëtar, edhe gazetar, edhe çka mos për shkak se nuk shohin perispektivë dhe zhvillim askund, dhe orientohen në politikë si e vetmja rrugë e prosperitetit, kjo fushata karkaterizohet edhe me kaniddiatë të pavarur më shumë”, ka theksuar Burjani.

Ai ka shtuar se dalja e qytetarëve do të jetë më e vogël në krahasim me vitin 2013.

“Fushata duket të jetë pozitive dhe jo diçka me shumë tensione, pra përgjithsisht duket të jetë fushatë e qetë edhe përkundër interesimit të vogël të qytetarëve për këtë fushatë, në fushatë po marrin pjesë vetëm militantë dhe përfitues partiakë dhe familjarë dhe nepotisë, përndryshe duket se rreth 70% nuk marrin pjesë në fushatë. Dalja e qytetarëve pritet të jetë më e vogël në krahasim me vitin 2013”, ka përfunduar Burjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat