Përgjegjësia e politikës në degradimin e shëndetësisë në Kosovë

Politika

Përgjegjësia e politikës në degradimin e shëndetësisë në Kosovë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 16 tetor 2017 Në ora: 19:42
ilustrim

“Po shyqyr zoti tash mjekët po kujdesën më mirë për Jetonin, se në fillim valla hiq nuk ia nijke kërkuj”, i tha gruaja bashkudhëtares në autobus të linjës Podujevë-Prishtinë, teksa i tregonte asaj se është dashur ta gjej dikë në Ministrinë e Shëndetësisë për të intervenuar tek personeli shëndetësor në QKUK për t’ia mjekuar të birin. “Valla mos me kanë qaj njeri në ministri, ke tu më shku djali. Tash gjithçka me njoftësi po shkon, oj motër”, i tha ajo më tej bashkudhëtares teksa fshinte lotët me një pallomë të tharë për dhimbjen e thellë që ajo ndiente për të birin e sëmurë.

Ankimi i kësaj zonjës në autobus, për fat të keq tregon realitetin e hidhur të pasluftës në të cilën qytetarët e Kosovës përballen çdo ditë në klinikat e Qendrës Kombëtare Universitare të Kosovës. Kjo tregon për neglizhencën e mjekëve dhe korrupsionin që bashkëjeton në mes së personelit mjekësor dhe politikës.

Me përfundimin e luftës, QKUK u mor në duar nga mjekët shqiptar. Pati gëzim të madh nga ana e qytetarëve, sepse pas një dekade ky institucion më në fund do të udhëhiqej nga shqiptarët, e jo më nga mjek të cilët flisnin në gjuhën serbe dhe besimi tek ta ishte nën zero.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat