LDK-ja ka mbështetje të fuqishme në Prishtinë, po punojmë për fitore pa balotazh

Politika

LDK-ja ka mbështetje të fuqishme në Prishtinë, po punojmë për fitore pa balotazh

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 17 tetor 2017 Në ora: 18:32
Arban Abrashi

Në një intervistë ekskluzive për gazetën kombëtare “Bota sot”, Arban Abrashi, ka shpalosur programin me të cilin synon ta udhëheqë kryeqytetin pas zgjedhjeve të 22 tetorit. Abrashi ka thënë se synojnë fitoren pa balotazh në Prishtinë.

Bota sot: Cili është Abrashi?

Abrashi: Si gjithnjë, ndjej vështirësi të përgjigjem në veten e parë njëjës. Gjithsesi, Ju falënderoj që më jepni këtë rast të ndaj me lexuesit tuaj, qytetarët e Prishtinës dhe krejt Kosovës, disa aspekte të veçanta të jetës sime.

Jam i lindur dhe i rritur në një familje tipike kosovare. Prindërit e mi, ashtu sikurse edhe shumë prindër të bashkëmoshatarëve të mi, kanë punuar shumë për të siguruar një të ardhme sa më të mirë për ne. Unë jam munduar, po mundohem dhe do të mundohem të jem mirënjëhës për sakrificën e tyre. Tani jam duke krijuar familjen time. Nga martesa me bashkëshorten time jemi bekuar me një fëmijë të mrekullueshëm dhe po presim një fëmijë tjetër. Me shumë dashuri.

Si të gjithë të rinjtë, jam shkolluar në një kohë shumë të vështirë, kurse pas luftës kam përfunduar Fakultetin Filozofik, Departamenti i Shkencave Politike, në Universitetin e Prishtinës dhe më 2006 kam magjistruar në Universitetin e Sussex në Britani të Madhe, në fushën e Integrimeve Evropiane. Kam qenë përfitues i disa bursave prestigjioze dhe programeve ndërkombëtare për qeverisje. Nga Komisioni Evropian, për të kryer përvojë praktike në Parlamentin Evropian, në Bruksel dhe nga Programi i Edukimit Ekzekutiv në Universitetin e Harvard-it, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat